Web Faqja zyrtare e PDSH-se
Has shqiptar
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomVision.Com
  • Video

  • Fotografi

  • Tubimet

  • Live Streaming

Live Streaming
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomVision.Com
Qëndrimi i grupit parlamentar të PDSH-së lidhur me propozim Buxhetin për vitin 2015

Qëndrimi i grupit parlamentar të PDSH-së lidhur me propozim Buxhetin për vitin 2015

20 October 2014 - 8 Views

Konferencë për shtyp e deputetit të PDSH-së z.Gazmend Aliu: Sot nëpërmjet deputeteve të BDI-së kalon edhe një buxhet me të cilin për herë të 7-të me VMRO-në si dhe 4…

Mbledhje e Kryesisë Qendrore të Partisë Demokratike Shqiptare
Mbledhje e Kryesisë Qendrore të Partisë Demokratike Shqiptare

18 October 2014 - 28 Views

Kryesia qendrore e Partisë Demokratike Shqiptare mbajti sot mbledhjen e parë konstituive pas mbajt

Mbledhje e Kuvendit Qendror të Partisë Demokratike Shqiptare
Mbledhje e Kuvendit Qendror të Partisë Demokratike Shqiptare

18 October 2014 - 32 Views

Kuvendi qendror i Partisë Demokratike Shqiptare mbajti mbledhje në të cilën u analizuan punimet

Diaspora Shqiptare e Maqedonisë uron Menduh Thaçin‏
Diaspora Shqiptare e Maqedonisë uron Menduh Thaçin‏

17 October 2014 - 34 Views

Mesazh Urimi për Kryetarin e Ri të PDSH-së, z. Menduh Thaçi I nderuari z. Menduh Thaçi, Kryet

 Ramush Haradinaj uron Menduh Thaçin
Ramush Haradinaj uron Menduh Thaçin

13 October 2014 - 36 Views

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Menduh Thaçin për ri

Lulzim Basha uron Menduh Thaçin
Lulzim Basha uron Menduh Thaçin

13 October 2014 - 28 Views

Në një bisedë telefonike Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, z.Lulzim Basha uroi z.

“MARRËVESHJA POLITIKE”

Marrëveshja e re, kontrata e re që do t’i përkufizojë të drejtat dhe obligimet e ndërsjellta të shqiptarëve dhe maqedonasve duhet të garantojë:

1.Zbatimin e plotë dhe në afat të caktuar të pikave të marrëveshjes (kontratës). Në këtë vijë duhet të nxiret një ligj i veçantë ku parashikohen masa ndëshkuese për shkeljet dhe zvarritjet, për të gjitha manipulimet që ndikojnë që një e drejtë të bëhet e pashfrytëzueshme;

2. Barazinë e plotë dhe përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në sistem, si në shfrytëzimin e begative të sistemit, ashtu edhe në vendimmarrje. Kjo fushë do të kontrollohet me parimin e konsensusit të plotë. Këtu bën pjesë edhe ndarja proporcionale e buxhetit. Nëse kjo ndarje nuk do të ishte e barabratë, të drejtat e ofruara, ashtu si u theksua më lart, do të shndërrohen në oferta të parealizueshme;

3. Përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe pa segregime fyese;

4.Përfaqësimin e drejtë të kontrolluar;

5. Marrëveshje që njëri nga tri postet kryesore të shtetit (Presidenti, Kryeministri, ose Kryetari i Parlamentit) t’i takojë përfaqësuesit shqiptar;

6. Ligjin e ri, për funksionim konsensual të Qeverisë;

7. Decentralizimin e njëmendtë në vend të dekoncentrimit që krijon iluzionin se mjetet buxhetore janë decentralizuar;

8.Ndarrjen e re teritoriale që merr parasysh aspektin etnik, kulturor, ekonomik, infrastrukturor;

9.Themelimin e institucioneve në funksion të zhvillimit të vlerave kulturore shqiptare;

10.Respektimin e përpiktë të konceptit sekular të shtetit;

11. Deetnizimin e simboleve të shtetit, të himnit, të stemës  dhe të simboleve të tjera shtetrore;

12. Përcaktimin strategjik dhe pa ekuivoke për integrim në NATO dhe UE;

Mesazhi i Kryetarit të Partisë

Jam i vetëdijshëm se shumë faktorë këto kërkesa mund t’i cilësojnë si të papritura, befasuese, por të gjitha këto “argumente” s’do të kenë peshë në krahasim me manipulimet që Qeveritë e ndryshme maqedonase me dekada të tëra i kurdisnin kundër shqiptarëve;

Jam i vetëdijshëm se kundër kësaj iniciative, si zakonisht kur shtrohen kërkesa të këtilla, të qarta , mund të jenë shumë faktorë, të brendshëm dhe të jashtëm, por si drejtues i një Partie që në Programin e vet është obliguar që t’i artikulojë interesat kombëtare, krijimin e shtetit që u ofron shërbime të barabarta të gjithë qytetarëve, si drejtues politik i një Partie që pa dilema është përcaktuar për vlerat demokratike, për integrimin në UE dhe NATO, kam obligimin dhe vendosshmërinë e paluhatshme që t’i kundërshtojë të gjitha mashtrimet fyese që sot i bëhen popullit shqiptar në Maqedoni edhe vlerave demokratike;

Jam i vetëdijshëm dhe i bindur se sot në Maqedoni zhvillohet një politikë e papërgjegjshme që sfidon paqe në të gjitha planet, si në atë të brendshmen, me shqiptarët, ashtu edhe në atë të jashtmen me fqinjët, prandaj e shoh të rrugës që të dërgoj një porosi të qartë, politikisht dhe moralisht legjitime se populli shqiptar më nuk mund të jetë peng i politikave populiste qoftë të palës maqedonase apo të asaj shqiptare, që politikën e perceptojnë ekskluzivisht si pjesëmarrje në pushtet;

Jam i bindur se ka ardhur koha që interesi jetik i popullit maqedonas të mbrohet nga ata vetë, nga ambicjet joreale të konjukturës qeverisëse;

Jam plotësisht i vetëdijshëm se me kërkesën për ripërtrirje të kontratës do të evitohen jo vetëm fërkimet ndëretnike që sa vijnë po shtohen, por edhe zgjidhjet radikale që zakonisht shfaqen  pas dështimit të marrëveshjeve;

Përfundimisht jam plotësisht i bindur se kjo kërkesë e PDSH-së e stabilizon Maqedoninë, rajonin, demokracinë dhe vlerat e shoqërisë së hapur .

Menduh Thaci
Kryetari i PDSH-së  
Qershor 2009

HomeTop of Page