XXX porn Mobil Porn Teen Porn porn film Porn tube XnXX mature porn  Info qendra
Web Faqja zyrtare e PDSH-se
Has shqiptar

Nga vendi

Menduh Thaçi takoi Ambasadorin Timonie

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e Francës, Kristian Timonie.

Në takim u bisedua për çështjet aktuale politike në vend dhe rajon, si dhe për ecurinë e reformave që Maqedonia duhet ti përmbush drejt proceseve integruese.

Kryetari Thaçi e njoftoi Ambasadorin Francez me qëndrimet e Partisë Demokratike Shqiptare rreth situatës politike, si dhe për pikëpamjet e PDSH-së lidhur me reformat e duhura dhe integrimin e vendit në strukturat Euro-Atlantike, duke potencuar se procesi Euro-Atlantik është prioritet absolut për Partinë Demokratike Shqiptare dhe shqiptarët e Maqedonisë.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se me mbarimin e procesit zgjedhor vendi urgjentisht duhet rikthyer në agjendën e reformave dhe integrimeve Euro-Atlantike.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Menduh Thaçi u takua me Presidentin Meta

Sot në mëngjes Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta zhvilloi takim pune me Kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi.

Në takim u bisedua për situatën aktuale politike në vend e rajon, për proceset integruese, si dhe për rolin e Shqipërisë në rajon.

Shërbimi për Informim-PDSH

 

 

 

 

 

 

 

Menduh Thaçi takoi Ambasadorin e Polonisë, Jacek Multanowski

Kryetari i PDSH-së priti në takim Ambasadorin e Polonisë, Jacek Multanowski

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sot në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me Ambasadorin e Polonisë në vend, Jacek Multanowski.

Në takim u bisedua për situatën aktuale, marrëdhëniet ndëretnike, si dhe pikëpamjet e PDSH-së për daljen nga kriza politike dhe përshpejtimin e procesit të integrimit euro-atlantik.

Kryetari Thaçi shprehu brengosjen për marrëdhëniet e brishta ndëretnike, situatën ekonomike si dhe për ngecjen e proceseve integruese, duke kritikuar politikat virtuale dhe teatrin nacional që po zhvillohet kohëve të fundit me të cilat Partia Demokratike Shqiptare nuk pajtohet.

Kryetari Thaçi theksoi se PDSH tash më dëshmoi se është opozitë e vërtetë dhe se nuk do të merr pjesë në këtë teatër politik me të cilin nuk zgjidhen problemet në vend, por do të mbështesë çdo nismë institucionale që ka të bëj me avancimin e të drejtave të shqiptarëve, me reforma të mirëfillta, si dhe me proceset integruese të vendit.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 30.03.2017

Nënkryetari i PDSH-së, Bardhyl Dauti mbajti pres konferencë

Më  lejoni të  falënderoj të  gjithë  ata që  me votën e tyre votuan Partinë Demokratike Shqiptare, që  janë  diku rreth mbi 22.000 mijë votues në  nivel republikan, e që me votën e tyre e mbajnë  gjallë  këtë  ide dhe këtë  përcaktim.

Në  këto zgjedhje ne si parti kemi qenë  të  vetmuar për dallim nga partitë tjera shqiptare që  kanë  pasur koalicione me partitë tjera maqedonase.

Ndoshta koalicioni i partisë  në  pushtet nuk është  i çuditshëm pasi që  koalicioni BDI-LSDM ishte publik, transparent dhe i paralajmëruar, ndërsa koalicioni i msheftë  i BESË-s dhe Aleancës me VMRO-në në  komuna të caktuara ishte përcaktuese për rezultatet e këtyre zgjedhjeve.

Por këto koalicione opinion ka mundësi ti shohë, edhe atë:

- Mjafton të  shikojmë  rezultatet e zgjedhjeve në Strugë, Dibër, Gostivar, Bogovinë, dhe Negotin-Vrapçisht ku duket qartazi bashkëpunimi i ngushtë mes Aleancës dhe VMRO-së.

- Po ashtu nëse i shohim rezultatet në komunat: Brvenicë, Tetovë, Tearcë, Saraj, dhe Çair, duket qartë  koalicioni BESA – VMRO.

Edhe një herë falënderojmë të gjithë votuesit për mbështetjen, rezultati për ne është  solid dhe ne do të  vazhdojmë  të  luftojmë  për këto vlera që  afirmojnë  çështjen shqiptare.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Menduh Thaçi priti në takim Ambasadorin e Suedisë, Mats Staffansson

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sot në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me Ambasadorin e Suedisë në vend, Mats Staffansson.

Në takim u bisedua për situatën aktuale, marrëdhëniet ndëretnike, si dhe pikëpamjet e PDSH-së për daljen nga kriza politike dhe përshpejtimin e procesit të integrimit euro-atlantik.

Kryetari Thaçi shprehu brengosjen për marrëdhëniet e brishta ndëretnike, situatën ekonomike si dhe për ngecjen e proceseve integruese, duke kritikuar politikat virtuale dhe teatrin nacional që po zhvillohet kohëve të fundit me të cilat Partia Demokratike Shqiptare nuk pajtohet.

Kryetari Thaçi theksoi se PDSH tash më dëshmoi se është opozitë e vërtetë dhe se nuk do të merr pjesë në këtë teatër politik me të cilin nuk zgjidhen problemet në vend, por do të mbështesë çdo nismë institucionale që ka të bëj me avancimin e të drejtave të shqiptarëve, reformave të mirëfillta, si dhe me proceset integruese të vendit.

Kryetari Thaçi konstatoi se avancimi i vërtetë i të drejtave të shqiptarëve, ndarja e drejtë dhe proporcionale e buxhetit të shtetit, reformat e mirëfillta, si dhe integrimi i vendit në strukturat euro-atlantike arrihen vetëm nëpërmjet demokracisë konsensuale me parlament dy dhomash.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 01.03.2017

Menduh Thaçi takoi Ish Kryeministri i Republikës së Turqisë, Ahmet Dautogllu

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot në Shkup zhvilloi takim me Ish Kryeministri i Republikës së Turqisë, Ahmet Dautogllu.

Në këtë takim miqësor u diskutua për situatën politike në vend dhe rajon, për proceset integruese, si dhe për tema të tjera me interes.

Fillimisht Kryetari Thaçi falënderoi Ish Kryeministri Dautogllu dhe shtetin e Turqisë për ndihmën e çmuar e të gjithanshme dhënë Maqedonisë, në veçanti për mbështetjen e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.

Duke folur për rëndësinë e marrëdhënieve shqiptaro-turke, Kryetari Thaçi u shpreh se e konsideron Turqinë një partner strategjik të shqiptarëve si vendi më i fuqishëm në rajon. Turqia është mik i madh dhe aleat strategjik i Shqiptarëve – theksoi Thaçi.

Ish Kryeministri Dautogllu u njoftua me qëndrimet politike të PDSH-së dhe pasi shprehu kënaqësinë për takimin e përgëzoi Kryetarin Thaçi për qasjen konstruktive të PDSH-së lidhur me zhvillimet në vend, e sidomos me çështjen e integrimit të vendit. Ish Kryeministr Dautollu në takim gjithashtu potencoi se shqiptarët janë faktor i rëndësishëm jo vëtëm në Maqedoni, por edhe në gjithë ballkanin.

Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi, me premtim se ky bashkëpunim i mirëfilltë do të vazhdojë të kultivohet edhe në të ardhmen.

 

Menduh Thaçi takoi Ambasadorin e Francës, Kristian Timonie

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sot në Ambasadën e Francës në Shkup zhvilloi takim pune me Ambasadorin Kristian Timonie.

Në takim u shkëmbyen mendime rreth zhvillimeve të fundit politike dhe integrimit Euro-Atlantik të vendit.

Kryetari Thaçi e njoftoi Ambasadorin e Francës me qëndrimet e Partisë Demokratike Shqiptare rreth situatës politike në vend, si dhe për pikëpamjet e PDSH-së për zgjidhjen e problemeve të brendshme dhe integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.

Kryetari Thaçi ritheksoi urgjencën e rikthimit të çështjes së emrit në agjendë pasi që paraqet pengesë kryesore për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, duke potencuar se procesi Euro-Atlantik është prioritet absolut për Partinë Demokratike Shqiptare dhe shqiptarët e Maqedonisë.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se vendi urgjentisht duhet rikthyer në agjendën e integrimeve euro-atlantike.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 22.02.2017

 

Menduh Thaçi realizoi takim me Shefen e Misionit Mbikëqyrës të ODIHR

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me Shefen e Misionit Mbikëqyrës të OSBE-ODIHR, Dame Audrey Glover. 

Temë e bisedës ishte situata politike në vend si dhe mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike më 15 Tetor.

Në takim Kryetari Thaçi vlerësoi se partitë politike që marrin pjesë në zgjedhje duhet të tregojnë vullnet politik dhe respektimit të normave dhe standardeve ndërkombëtare për zgjedhje demokratike, duke theksuar se zgjedhjet e 15 Tetorit do të jenë testi i radhës për Maqedoninë në përmbushjen e këtyre standardeve, ku përgjegjësinë kryesore e mbajnë partitë në pushtet.

Kryetari Thaçi gjithashtu potencoi se akoma nuk ka ndarje të vërtetë të shtetit nga partia dhe se partitë në pushtet vazhdojnë të shfrytëzojnë dhe keqpërdorin administratën dhe resurset shtetërore, andaj në këtë drejtim kërkoi përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë që të garantohen zgjedhje të lira, demokratike dhe të besueshme.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se zgjedhjet lokale të 15 Tetorit duhet të jenë korrekte, të besueshme dhe demokratike, për ta rikthyer vendin në agjendën e integrimeve euro-atlantike.

 

Telegram Urimi me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës

Me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi uroi drejtuesit e Institucioneve të Republikës së Kosovës.

 

Drejtuar:

Presidentit të Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi

Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z.Isa Mustafa

Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Kadri Veseli

 

Në këtë përvjetor të rëndësishëm për mbarë kombin Shqiptar, gëzohemi për Kosovën si shtet i pavarur dhe urojmë, që Kosova të përparojë drejt integrimit të plotë euro-atlantik dhe në ndërtimin e një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kam kënaqësinë e veçantë që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare të Ju uroj juve dhe gjithë shqiptarëve që këtë ditë ta kremtojmë me krenari dhe me bindje të plotë drejt progresit dhe integrimeve euroatlantike.

 

Me respekt,

Menduh Thaçi

Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare Tetovë,                                               17 shkurt 2017

Menduh Thaçi takoi Ambasadorin e Greqisë, Dimitris Janakakis

Menduh Thaçi priti në takim Ambasadorin e Greqisë, Dimitris Janakakis

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e Republikës së Greqisë në vend, Dimitris Janakakis.

Në takim u bisedua për tema lidhur me situatën aktuale politike, për de-bllokimin e proceseve integruese të vendit, si dhe për marrëdhëniet ndër-fqinjësore mes dy vendeve.

Kryetari Thaçi potencoi se një ndër prioritetet e PDSH-së është zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë, që do të hapnin rrugën për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se stabiliteti rajonal arrihet nëpërmjet marrëdhënieve të shëndosha ndër-fqinjësore, e në këtë kontekst zgjidhja e çështjes së emrit nëpërmjet një kompromisi ka rëndësi të madhe për rajonin, fqinjësinë e mire, sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Tejkalimi i këtij dallimi hap rrugën e integrimeve euroatlantike të vendit dhe siguron një perspektiv më të mirë për vendin dhe rajonin.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 19.07.2017

Menduh Thaçi realizoi takim me Ambasadoren e OSBE-së

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me shefen e Misionit të OSBE-së në vend, Ambasadoren Nina Suomalainen. Në takim u diskutua për krizën politike në vend, si dhe për mënyrat e zgjidhjes së saj.

Kryetari Thaçi e njoftoi Ambasadoren e OSBE-së me qëndrimet e PDSH-së rreth situatës politike në vend dhe formimit të qeverisë së re, si dhe për pikëpamjet e PDSH-së për zgjidhjen e problemeve të brendshme dhe integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE, duke theksuar se rrugëdalja e vetme nga kjo situatë është vazhdimi i dialogut të mirëfilltë politik me ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar, që kërkon një qasje të re dhe vullnet të fortë politik nga të gjitha palët.

Kryetari Thaçi potencoi se problemet reale të Maqedonisë janë çështja e emrit dhe marrëdhëniet ndëretnike, gjegjësisht të drejtat e shqiptarëve, andaj pa zgjidhjen e çështjesh së emrit dhe të marrëdhënieve ndëretnike vendi nuk ka perspektivë.

Kryetari Thaçi e siguroi Ambasadoren e OSBE-së se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të kontribuojë dhe të jetë pjesë e proceseve demokratike dhe perspektivës euro-atlantike të vendit.

Ambasadorja Suomalainen falënderoi Kryetarin Thaçi për takimin konstruktiv.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Menduh Thaçi takoi Komisionerin Johanes Han

Sot pasdite në zyrat e BE-së në Shkup Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi realizoi takim me Komisonerin Johanes Han.

Në takim u bisedua në lidhje me reformat të cilat Maqedonia duhet ti përmbushë e që kanë të bëjnë me procesin e integrimeve.

Kryetari Thaçi e siguroi Komisionerin Han se PDSH do të jep përkrahjen e saj të plotë reformave dhe proceseve integruese të vendit.

 

Me respekt,

Shërbimi për Informim-PDSH

Menduh Thaçi priti në takim ambasadorin e Italisë, Karlo Romeo

Menduh Thaçi realizoi takim me ambasadorin e Italisë, Karlo Romeo

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi sot në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me Ambasadorin e Italisë në vend, Karlo Romeo. Në takim u bisedua për tema lidhur me çështjet aktuale politike, marrëdhëniet ndëretnike, si dhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kryetari Thaçi e njoftoi Ambasadorin Italian me qëndrimet e PDSH-së rreth situatës politike në vend dhe procesit të zgjedhjeve të parakohshme, si dhe për ofertën e PDSH-së që do të zgjidhnin problemet e brendshme dhe do të përshpejtonin integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të jenë korrekte, të besueshme dhe demokratike, për ta rikthyer vendin në agjendën e integrimeve euro-atlantike.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 18.11.2016

Menduh Thaçi takoi ambasadorin e BE-së, Samuel Zhbogar

Në takim u bisedua për tema lidhur me situatën aktuale politike, si dhe për reformat që vendi duhet ti zbatojë në rrugën drejt integrimit euro-atlantik.

Kryetari Thaçi e njoftoi Ambasadorin e BE-së me qëndrimet e PDSH-së rreth situatës politike në vend, si dhe me pikëpamjet e PDSH-së për zgjidhjen e problemeve të brendshme dhe de-bllokimin e proceseve integruese, duke theksuar se rrugëdalja e vetme në zgjidhjen e këtyre çështjeve është te vazhdimi i dialogut të mirëfilltë politik me ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar.

Kryetari Thaçi konstatoi se problemet kryesore të Maqedonisë janë proceset integruese që lidhen edhe me çështjen e emrit, të drejtat e shqiptarëve, si dhe funksionimi i institucioneve, andaj Partia Demokratike Shqiptare si parti opozitare do të jetë konstruktive dhe do të përkrah çdo nismë institucionale që ka të bëjë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve, me reformat e mirëfillta, si dhe me de-bllokimin e proceseve integruese.

Kryetari Thaçi më tej vlerësoi se janë momente shumë të rëndësishme për vendi dhe rajonin dhe se qeveria e porsazgjedhur duhet ti qaset me seriozitet premtimeve të veta drejt reformave sistemore dhe proceseve integruese.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se vazhdimi i dialogu politik është me rëndësi të veçantë, veçanërisht për vendet aspirantë dhe se do të ndikonte në adresimin e drejtë të temave që kanë të bëjnë me reformat e mirëfillta, ku të gjitha palët duhet të mbajnë pjesën e tyre të përgjegjësisë dhe të ndihmojnë lëvizjen e proceseve përpara drejt integrimit në NATO dhe BE.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 06.06.2017

Menduh Thaçi priti në takim Shefen e Misionit Mbikëqyrës të OSBE/ODIHR

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi sot në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me Shefen e Misionit Mbikëqyrës të OSBE-ODIHR, Tana de Zulueta. Temë e bisedës ishte situata politike në vend si dhe mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike më 11 Dhjetor.

Në takim Kryetari Thaçi vlerësoi se partitë politike që marrin pjesë në zgjedhje duhet të tregojnë vullnet politik dhe respektimit të normave dhe standardeve ndërkombëtare për zgjedhje demokratike, duke theksuar se në qoftë se përsëriten parregullsitë e zgjedhjeve të kaluara siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve, atëherë këto zgjedhje do të jenë të pavlefshme për Partinë Demokratike Shqiptare, andaj në këtë drejtim kërkoi përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë që të garantohen zgjedhje të lira, demokratike dhe të besueshme.

Kryetari Thaçi gjithashtu potencoi se frikësimet, kërcënimet dhe shantazhet ndaj qytetarëve vazhdojnë të ngelin shqetësim kryesor për PDSH-në, si dhe partizimi dhe politizimi i skajshëm i institucioneve. Partia Demokratike Shqiptare në asnjë mënyrë nuk mund të toleroje frikësimin e qytetarëve, aq më pak kur kjo bëhet për qëllime politike – theksoi Thaçi.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të jenë korrekte, të besueshme dhe demokratike, për ta rikthyer vendin në agjendën e integrimeve euro-atlantike.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 11.11.2016

Menduh Thaçi takoi Ambasadorin e Frencës, Kristian Timonie

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e Francës në vend, Kristian Timonie.

Në takim u bisedua për krizën dhe zhvillimet e fundit në vend, si dhe ecurinë e reformave që Maqedonia duhet ti përmbush drejt proceseve integruese.

Kryetari Thaçi e njoftoi Ambasadorin francez me qëndrimet e PDSH-së rreth situatës politike në vend dhe pikëpamjet e PDSH-së për zgjidhjen e problemeve të brendshme dhe integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike.

Kryetari Thaçi shprehu brengosjen për marrëdhëniet e brishta ndëretnike, situatën ekonomike, si dhe për ngecjen e proceseve integruese, duke vlerësuar se ndodhitë e fundit si dhe përfitimet e partive nga politika ditore kanë devijuar tërësisht rrugën e integrimeve euro-atlantike në NATO dhe BE, si dhe kanë acaruar marrëdhëniet ndëretnike.

Kryetari Thaçi konstatoi se problemet reale të Maqedonisë janë çështja e emrit, të drejtat e shqiptarëve, si dhe funksionimi i institucioneve, andaj Partia Demokratike Shqiptare si parti opozitare do të jetë konstruktive dhe do të përkrah çdo nismë institucionale që ka të bëjë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve, me reformat e mirëfillta, si dhe me de-bllokimin e proceseve integruese.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 10.05.2017

Menduh Thaçi realizoi takim me eurodeputetët Fleckenstein dhe Siil

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi sot në zyrat e BE-së në Shkup realizoi takim me Anëtarët e Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein dhe Jorgen Siil.

Në takim është biseduar për situatën politike në vend, për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si dhe për proceset integruese të vendit.

Pas takimit Kryetari Thaçi u prononcua për mediat:

Menduh Thaçi takoi Hojt Brajan Ji

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, sot në Shkup zhvilloi takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Shtetëror në Departamentin Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euro - Azi, Hojt Brajan Ji.

Në takim u bisedua për krizën dhe zhvillimet e fundit në vend, si dhe ecurinë e reformave që Maqedonia duhet ti përmbush drej proceseve të integrimit në NATO dhe BE.

Kryetari Thaçi falenderoi përfaqësuesin e lartë amerikan për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA e japin për zhvillimin e proceseve demokratike dhe për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike.

Partia Demokratike Shqiptare si opozitë që është do të jetë konsttuktive dhe do të përkrah çdo nisnë institucionale që ka të bëjë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve, reformat e mirëfillta  si dhe debllokimin e proceseve integruese në NATO dhe BE.

 

Me respekt,

Shërbimi për Informim – PDSH

Menduh Thaçi priti në takim Ambasadorin e Francës

Menduh Thaçi priti në takim Ambasadorin e Francës, Kristian Timonie

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e ri të Francës, Kristian Timonie.

Në takim u bisedua për tema lidhur me çështjet aktuale politike në vend dhe rajon, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, si dhe për proceset integruese të vendit.

Kryetari Thaçi e njoftoi Ambasadorin Francez me qëndrimet e PDSH-së rreth situatës politike në vend dhe procesit të zgjedhjeve të parakohshme, si dhe për ofertën e PDSH-së që do të zgjidhnin problemet e brendshme dhe do të përshpejtonin integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.

Kryetari Thaçi vlerësoi se partitë politike që marrin pjesë në zgjedhje duhet të tregojnë vullnet politik dhe respektimit të normave dhe standardeve ndërkombëtare për zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike, duke theksuar se në qoftë se përsëriten parregullsitë e zgjedhjeve të kaluara siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve, atëherë këto zgjedhje do të jenë të pavlefshme për Partinë Demokratike Shqiptare.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të jenë korrekte, të besueshme dhe demokratike, për ta rikthyer vendin në agjendën e integrimeve euro-atlantike.

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 21.10.2016

Menduh Thaçi takoi Ambasadorin e Gjermanisë, Kristine Althauser

Kryetari i PDSH-së priti në takim Ambasadoren e Gjermanisë, Kristine Althauser

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sot në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me Ambasadoren e Gjermanisë në vend, Kristine Althauser.

Në takim u bisedua për situatën aktuale, marrëdhëniet ndëretnike, si dhe pikëpamjet e PDSH-së për daljen nga kriza politike dhe përshpejtimin e procesit të integrimit euro-atlantik.

Kryetari Thaçi shprehu brengosjen për marrëdhëniet e brishta ndëretnike, situatën ekonomike si dhe për ngecjen e proceseve integruese, duke vlerësuar se përfitimet e partive nga politika ditore kanë devijuar tërësisht rrugën e integrimeve euro-atlantike të vendit, si dhe kanë acaruar marrëdhëniet ndëretnike.

Kryetari Thaçi konstatoi se në Maqedoni vazhdon avazi i vjetër i cenimi të të drejtave kolektive të shqiptarëve që në masë të madhe rrëndon akoma më shumë situatën veç më të përkeqësuar politike.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 03.04.2017

Menduh Thaçi në takim me Ambasadorin Bejli

"Ishte një bisedë e rradhës me Ambasadorin amerikan. Të fokusuar në fazën parapregaditore të zgjedhjeve. Konstatimi përbashkët është se zgjedhjet janë pika e parë po kryesorja që mund të dëshmojmë se ne jemi të pregaditur dhe të pjekur të ngritemi në një shtet ligjor. Është shumë me rëndësi të konstatohet se nuk është vetëm problemi te institucionet dhe te individët por duhet të tregohet vullnet politik nga ana e partive politike që do të marrin pjesë në zgjedhje. Unë u zotova se Ne do të jemi në kuadër të respektimit të normave dhe standardeve ndërkombëtare për zgjedhje korrekte dhe fer. Në pyetjen gazetareske lidhur me listat për kandidat të mundshëm Kryetari u përgjigj:

Shumë shpejtë! Do ti bëjmë listat. Brenda 4-5 ditëve. Ju kisha lutur që këtë deklaratë ta jepni komplet ! Deputetët e Partisë Demokratike Shqiptare e kanë kryer misionin më të madh historik dhe kombëtarë. Këto që janë. Ata dëshmuan  (ky fjalor i fortë por është  i vërtetë) Ata dëshmuan se mund të mos shitet dikush. Ofertat ndaj tyre kanë qenë marramendëse, ata kanë qenë besnik dhe lojal ndaj një platforme!"

 

 

 

HomeInfo qendra
Zo2 Framework Settings

Select one of sample color schemes

Google Font

Menu Font
Body Font
Heading Font

Body

Background Color
Text Color
Link Color
Background Image

Top Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Header Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Mainmenu Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Slider Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Scroller Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Mainframe Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Scroller Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Scroller Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Menu Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image
Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image