Menduh Thaçi: Të eliminohen përplasjet brenda organizimit politik të shqiptarëve
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot para dite ka vendosur kurora lulesh pranë varrit të kryetarit të ndjerë Arbën Xhaferi, me rastin e ditëlindjes së tij më 24 janar 1948, duke përkujtuar kështu veprën e Arbën Xhaferi në 70 vjetorin e lindjes së tij.
Me këtë rast kryetari Thaçi në prononcim për mediat deklaroi:
“Mendoj se mungesa e udhërrëfyesve gjatë historisë për popujt e ndryshëm ka treguar se sjell përplasje kombëtare dhe ngatërresa mes njerëzve. Kjo nuk duhet të jetë mungesë te shqiptarët e Maqedonisë. Sot është 70 vjetori i lindjes të Arben Xhaferit, mendoj se shumica absolute e shqiptarëve tash më jo vetëm që jetojnë në Maqedoni e kanë të qartë se udhërrëfyesi i vërtetë është z.Xhaferi, programi dhe platforma e tij, që thotë se shqiptarët e Maqedonisë detyrimisht duhet të ngrihen në nivelin e kombeve të tjera evropiane dhe ti gëzojnë të gjitha të drejtat, si dhe të kenë një autonomi të vërtetë të vendimmarrjes institucionale. Besoj se kjo do të jetë një mesazh që të eliminohen përplasjet dhe ngatërresat e panevojshme brenda organizimit politik të shqiptarëve dhe definitivisht qasja të jetë drejt platformës që na e ka lan me shumë fat ky udhërrëfyes kombëtar siç është z.Xhaferi”.
Menduh Thaçi takoi zyrtarët e Ambasadës Amerikane
Në takim u bisedua për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për ecurinë e reformave që Maqedonia duhet ti përmbush drejt proceseve integruese.
Kryetari Thaçi theksoi urgjencën e zgjidhjes së kontestit të emrit me që do të mundësonte anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, duke potencuar se procesi Euro-Atlantik është prioritet absolut për Partinë Demokratike Shqiptare dhe shqiptarët e Maqedonisë.
Kryetari Thaçi gjithashtu potencoi se Partia Demokratike Shqiptare do të jetë konstruktive dhe do të përkrah çdo nismë institucionale që ka të bëjë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve, me reformat e mirëfillta si dhe me de-bllokimin e proceseve integruese.
Bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet të jepet kontribut maksimal për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, dhe se në këtë drejtim rikthimi i dialogut të mirëfilltë politik është me rëndësi të veçantë, ku të gjitha palët duhet të mbajnë pjesën e tyre të përgjegjësisë dhe të ndihmojnë lëvizjen e proceseve përpara drejt integrimit në NATO dhe BE.
Shërbimi për Informim - PDSH
Menduh Thaçi takoi Ambasadorin Timonie
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e Francës, Kristian Timonie.
Në takim u bisedua për çështjet aktuale politike në vend dhe rajon, si dhe për ecurinë e reformave që Maqedonia duhet ti përmbush drejt proceseve integruese.
Kryetari Thaçi e njoftoi Ambasadorin Francez me qëndrimet e Partisë Demokratike Shqiptare rreth situatës politike, si dhe për pikëpamjet e PDSH-së lidhur me reformat e duhura dhe integrimin e vendit në strukturat Euro-Atlantike, duke potencuar se procesi Euro-Atlantik është prioritet absolut për Partinë Demokratike Shqiptare dhe shqiptarët e Maqedonisë.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se me mbarimin e procesit zgjedhor vendi urgjentisht duhet rikthyer në agjendën e reformave dhe integrimeve Euro-Atlantike.
Shërbimi për Informim - PDSH
Menduh Thaçi u takua me Presidentin Meta
Sot në mëngjes Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta zhvilloi takim pune me Kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi.
Në takim u bisedua për situatën aktuale politike në vend e rajon, për proceset integruese, si dhe për rolin e Shqipërisë në rajon.