XXX porn Mobil Porn Teen Porn porn film Porn tube XnXX mature porn  Nga vendi
Web Faqja zyrtare e PDSH-se
Has shqiptar

Nga vendi

Menduh Thaçi realizoi takim me Ambasadorin Jan Petersen

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi sot në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me Shefin e Misionit Mbikëqyrës të OSBE-ODIHR, Ambasadorin Jan Petersen. Temë e bisedës ishte kriza politike në vend si dhe organizimi i proceseve zgjedhore.

Kryetari Thaçi theksoi se një ndër prioritetet e PDSH-së është edhe organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, me të vetmin qëllim eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve, andaj në këtë drejtim kërkoi përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë që të garantohen zgjedhje të lira, demokratike dhe të besueshme, kurdo qoftë që të mbahen ato.

Kryetari Thaçi gjithashtu potencoi se frikësimet, kërcënimet dhe shantazhet ndaj qytetarëve vazhdojnë të ngelin shqetësim kryesor për PDSH-në, sikurse edhe partizimi dhe politizimi i skajshëm i institucioneve. Partia Demokratike Shqiptare në asnjë mënyrë nuk mund të toleroje frikësimin e qytetarëve, aq më pak kur kjo bëhet për qëllime politike – theksoi Thaçi.

Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi me premtim se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 20.05.2016

Menduh Thaçi realizoi takim me Johanes Hajndëll

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi sot në selinë e partisë realizoi takim me përfaqësuesin special të Gjermanisë për Maqedoni, Johanes Hajndëll.

Në takim është biseduar për krizën politike në vend dhe pikëpamjet e PDSH-së për tejkalimin e kësaj situate, si dhe për tema të tjera në interes të përbashkët.

Në takim, Kryetari Thaçi theksoi se shkaktarët e krizës VMRO-BDI vazhdojnë me veprimet e tyre të njëanshme dhe të papërgjegjshme për çështjet të cilat ishin pjesë e bisedimeve dhe për të cilat duheshe të arrihet konsensus në mes të katër partive më të mëdha politike në vend, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të SHBA dhe BE.

Kryetari Thaçi gjithashtu theksoi se për PDSH-në dhe shqiptarët kjo sjellje është e papranueshme, thellon krizën politike dhe ngulfat perspektivën euroatlantike të vendit. Thaçi më tej vlerësoi se rrugëdalja e vetme nga kjo situatë është vazhdimi i dialogut të mirëfillte dhe implementimi i zgjidhjeve që dalin nga ky proces me ndërmjetësim dhe garanca të faktorit ndërkombëtarë, me theks të veçantë për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe të marrëdhënieve ndëretnike.

Kryetari Thaçi e siguroi Ambasadorin Hajndëll se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të jetë pjesë e proceseve demokratike dhe perspektivës euro-atlantike të vendit dhe se do veprojë fuqishëm për ta ndryshuar këtë situatë të rëndë në Maqedoni.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 20.05.2016

Menduh Thaçi realizoi takim me delegacionin e MPJ të Holandës

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi sot në selinë e partisë realizoi takim me delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës. Delegacionin Holandez e kryesonte Drejtor i Përgjithshëm i Bashkëpunimit me Evropën, z.Robert de Groot, të cilin e shoqëronin znj.Suzanne de-Groot dhe z.Martijn Lucassen - Zyrtarë të Lartë të Politikës nga MPJ të Holandës në Drejtorinë e Bashkimit Evropian, si dhe Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në vend, Wouter Plomp.

Në takim është biseduar për krizën politike në vend dhe pikëpamjet e PDSH-së për tejkalimin e kësaj situate, si dhe për tema të tjera në interes të përbashkët.

Kryetari Thaçi në takim shpalosi ofertën e PDSH-së për daljen nga kriza politike, si dhe për përshpejtimin e procesit të integrimit euro-atlantik. Në këtë kontekst, Kryetari Thaçi theksoi se krahas sfidave me të cilat ballafaqohet vendi, fokusimi në agjendën euro-atlantike përmes zbatimit dhe realizimit të reformave të vendosura nga Komisioni Evropian, përfshirë këtu edhe marrëdhëniet ndëretnike, si dhe zgjidhja e tyre konform Marrëveshjes se Re politike që e ofron PDSH-ja, janë rruga e vetme për të dalë nga kriza dhe për të siguruar një perspektivë më të mirë për vendin.

Në këtë drejtim, Kryetari Thaçi konstatoi se mosmarrëveshjet mes partive maqedonase janë virtuale dhe se problemi real i Maqedonisë janë çështja e emrit si dhe marrëdhëniet ndëretnike, gjegjësisht të drejtat e shqiptarëve, andaj pa zgjidhjen e çështjesh së emrit dhe të marrëdhënieve ndëretnike i tërë ky proces nuk ka kuptim. Vetëm me një vullnet të fortë politik dhe me një qasje të re mund të tejkalohet kriza aktuale politike, si dhe të zbatohen reformat e nevojshme – theksoi Thaçi.

Kryetari Thaçi i siguroi bashkëbiseduesit se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të jetë pjesë e proceseve demokratike dhe perspektivës euro-atlantike të vendit dhe se do veprojë fuqishëm për ta ndryshuar këtë situatë të rëndë në Maqedoni.

Përfaqësuesit e delegacionit të MPJ të Holandës, theksuan se vendi i tyre përkrah zbatimin e plotë të reformave në vend dhe vlerësuan lartë përpjekjet e PDSH-së në këtë drejtim, si dhe falënderuan Kryetarin Thaçi dhe Partinë Demokratike Shqiptare për konstruktivitetin dhe kontributin për tejkalimin e krizës politike.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 20.05.2016

Menduh Thaçi realizoi takim me Ambasadorin e Greqisë, Haris Lalakos‏

Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi realizoi takim me Ambasadorin e Republikës së Greqisë, z.Haris Lalakos.

Në vazhdën e takimeve me diplomatë të huaj Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi në selinë e partisë realizoi takim me Ambasadorin e Republikës së Greqisë, z.Haris Lalakos.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike, për de-bllokimin e proceseve integruese të vendit, si dhe për marrëdhëniet ndër-fqinjësore mes dy vendeve.

Bashkëbiseduesit u dakorduan se stabiliteti rajonal arrihet nëpërmjet marrëdhënieve të shëndosha ndër-fqinjësore, e në këtë kontekst zgjidhja e çështjes së emrit nëpërmjet një kompromisi ka rëndësi të madhe për rajonin, fqinjësinë e mire, sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Tejkalimi i këtij dallimi hap rrugën e integrimeve euroatlantike të vendit dhe siguron një perspektiv më të mirë për vendin dhe rajonin.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 19.05.2016

Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi realizoi takim pune me zëvendës ndihmësin e sekretarit shtetëror për Evropën dhe Azinë në Departamentin e shtetit, Hojt Brajan Ji.

Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi realizoi takim pune me zëvendës ndihmësin e sekretarit shtetëror për Evropën dhe Azinë në Departamentin e shtetit, Hojt Brajan Ji.

Pas takimit Kryetari Thaçi në prononcim për media deklaroi:

 

 

Komunikatë‏

Paralajmerimi prej para një viti i Kryetarit të PDSH-së, se qasja e tre partive që aktualisht përbejnë qeverinë ështe joserioze për sa i perket respektimit të Marrëveshjes së 15 Qershorit dhe 2 Korrikut, edhe një herë u vertetua edhe me rastin e dështimit të takimit të paraparë për në Vjenë.

Thellimi i krizës, përveç dëmeve tjera, ka lënë jashtë agjendës edhe prioritetin kryesorë të qytetarëve, integrimin në BE dhe NATO, kurse vlerat dhe parimet europjane që duheshte të jenë udhërefyes, tashmë janë jashtë agjendës qeveritare. Këto vlera duheshte të jenë përfitimi më i madh për qytetarët.

Shqetësim shtesë në këtë situatë, paraqet në veçanti, ajo që pandërprerë e themi, që çështja e të drejtave të shqiptarëve ngeli jashtë çdo agjende.

Përcaktimi i Partisë Demokratike Shqiptare drejt BE-së dhe NATO-s, ngel i fuqishëm dhe i palëkundur!

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 21.04.2016

 

Menduh Thaçi realizoi takim me Ambasadorin Wouter Plomp‏

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi sot në selinë e partisë realizoi takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në vend, Wouter Plomp.

Në takim është biseduar për krizën politike në vend dhe pikëpamjet e PDSH-së për tejkalimin e kësaj situate, si dhe për tema të tjera në interes të përbashkët.

Kryetari Thaçi potencoi se prioriteti i PDSH-së në tërë këtë proces ka qenë dhe vazhdon të jetë organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike kurdo qoftë që të mbahen ato, me të vetmin qëllim eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve.

Kryetari Thaçi më tej theksoi se çështja e mosrealizimit të të drejtave të shqiptarëve akoma nuk është pjesë e dialogut dhe kjo vazhdon të jetë shqetësimi kryesor i Partisë Demokratike Shqiptare.

Kryetari Thaçi e siguroi Ambasadorin Plomp se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të jetë pjesë e proceseve demokratike dhe perspektivës euro-atlantike të vendit dhe se do veprojë fuqishëm për ta ndryshuar këtë situatë të rëndë në Maqedoni.

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Wouter Plomp theksoi se vendi i tij përkrah zbatimin e plotë të reformave në vend si dhe vlerësoi lartë përpjekjet e PDSH-së në këtë drejtim.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 18.04.2016

Menduh Thaçi realizoi takim me Ambasadorin Jan Petersen‏

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi sot në Shkup realizoi takim me shefin e misionit mbikëqyrës të OSBE-ODIHR, Ambasadorin Jan Petersen.

Temë e bisedës ishte procesi i organizimi të zgjedhjeve të lira dhe demokratike si dhe kriza politike në vend.

Në takim duke folur për marrëveshjen e 2 qershorit/15 korrikut dhe zbatimin e saj, Kryetari Thaçi shprehu shqetësimet për moszbatimin e detyrimeve që burojnë nga Marrëveshja me ç’rast theksoi se prioriteti i PDSH-së në tërë këtë proces është organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, me të vetmin qëllim eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve, andaj në këtë drejtim kërkoi edhe përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë që të garantohen zgjedhje të lira, demokratike dhe të besueshme, kurdo qoftë që të mbahen ato.

Kryetari Thaçi gjithashtu potencoi se frikësimet, kërcënimet dhe shantazhet ndaj qytetarëve vazhdojnë të ngelin shqetësim kryesor për PDSH-në, sikurse edhe partizimi dhe politizimi i skajshëm i institucioneve. PDSH në asnjë mënyrë nuk mund të toleroje frikësimin e qytetarëve, aq më pak kur kjo bëhet për qëllime politike – theksoi Thaçi. 

Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi me premtim se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe më tej. 

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 15.04.2016

 

Menduh Thaçi: Më e rëndësishme se data është plotësimi i kushteve për zgjedhje!‏

Menduh Thaçi realizoi takim me Kristian Danielson.

Sot në zyrën e Bashkimit Evropian në Shkup, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi realizoi takim me Drejtorin e përgjithshëm të drejtorisë për zgjerim në Komisionin Evropian, Kristian Danielson.

Pas takimit Kryetari Thaçi në prononcimi e tij për media deklaroi:

“Në takim me mikun Kristian Danielson diskutuam shumë çështje. Të dy u pajtuam se Maqedonia në dalim prej vitit të kaluar kur ishte buzë humnerës ka një tërheqje prapa, u pajtuam që zgjedhje fer dhe demokratike janë ilaçi kryesorë për plagën e madhe që u hap vitin e kaluar. Të gjitha partitë politike dhe institucionet duhet të punojnë që të kemi përmbushje të kushteve deri më ditën e zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve sigurisht që do të ketë vlerësim për zgjedhjet, për atë se si janë realizuar zgjedhjet, të gjithë duhet të mendojmë mirë për atë vlerësim, si e vetmja variant për të shkuar përpara.

Ne pyetjen gazetareske lidhur me 5 qershorin si date e mbajtjes së zgjedhjeve, Kryetari Thaçi deklaroi:

Nuk kisha folur për ndonjë datë konkrete, ju e dini se ajo datë nuk ka asgjë të përbashkët me ne, edhe në momentin kur votohej ligji në parlament ne ishim të përmbajtur. Unë qëndroj në atë se deri më ditën e zgjedhjeve pa marr parasysh se kur është ajo ditë, duhet të përmbushen të gjitha kushtet demokratike për të pasur zgjedhe korrekte, përndryshe mund që gjithçka të dështojë”

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 05.04.2016

KOMUNIKATË

Kohëve të fundit në PDSH kane mbërritur me qindra ankesa nga qytetarë që kanë të bëjnë me kërcënime për shkarkime nga puna, raste korrupsioni, ndërprerje të energjisë elektrike si dhe ankesa për gjoba, taksa dhe tatime të mëdha të shqiptuara nga ana e institucioneve shtetërore, si dhe trajta tjera keqpërdorimit të institucioneve shtetërore me qëllim ushtrimin e presionit ndaj qytetarëve për qëllime politike.

Frikësimi, kërcënimet dhe shantazhet ndaj qytetarëve vazhdojnë të ngelin shqetësim njëjtë sikurse edhe partizimi dhe politizimi i skajshëm i institucioneve.

PDSH në asnjë mënyrë nuk mund të toleroje frikësimin e qytetarëve, aq më pak kur kjo bëhet për qëllime politike. Për këtë arsye, të gjithë strukturat e partisë do të jenë në dispozicion të qytetarëve, ku ata do të mund të bëjnë raportimin e rasteve në të cilat nga ana e individëve të veshur me pushtet, apo nga ana e institucioneve ju bëhet çfarëdolloj presioni, apo ju mohohet ndonjë e drejtë e garantuar.

Njëkohësisht, bëjmë thirrje deri tek të gjithë partitë politike dhe aktivistët e tyre, por edhe deri tek aktivistët tonë në teren, që të mos ushtrojnë asnjë lloj presioni, trembje apo frikësim ndaj qytetarëve, në mënyrë që ata, në mënyrë të lirë dhe demokratike, të vendosin nëse do të jenë aktiv ose jo në proceset dhe aktivitetet politike në periudhën kohore që vjen dhe të lihen të lirë të shprehin vullnetin e tyre politik dhe pa presion të vendosin se cilin opsion politik do të përkrahin.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 24.03.2016

Kryetari i PDSH-së realizoi takim pune me Ambasadorët e BE-së‏

Kryetari i PDSH-së realizoi takim pune me Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së

Sot në zyrën e Bashkimit Evropian në Shkup, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi ishte i ftuar nga ambasadori Evropian, Aivo Orav në takim pune me të gjithë Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të akredituar në Maqedoni.

Pas takimit Kryetari Thaçi në prononcimi e tij për media deklaroi:

“Një ngjarje shumë e keqe në këtë moment që po zhvilloja takimin me ambasadorët e shteteve të Unionit Evropian, sulmet terroriste në Bruksel ishin trishtuese dhe po gjej momentin që ngushëllimet të jenë të përcjell me një solidarizim ndaj popullit Belg dhe Bashkimit Evropian nga ana e shqiptarëve. Në takim u bisedua për çështjet aktuale, për aktualitetin, për atë që ditët po kalojnë dhe kushtet nuk po plotësohen për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 Qershor. Pozicioni i Partisë Demokratike Shqiptare vazhdon të jetë i njëjtë, ne do të vazhdojmë të jemi krah-përkrah dhe në një partneritet të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Unionin Evropian. Unë nuk jam shumë optimist se deri më 7 Prill do të arrijmë që ti përmbushim kushtet për zgjedhjet ferr, korrekte dhe demokratike”.

Në pyetjen gazetareske lidhur me pastrimin e listave zgjedhore, Kryetari Thaçi u përgjigj:

“Më vjen keq, të jem i sinqertë se e kam të qartë edhe un se çka është tu ndodhur atje brenda, a kjo nuk është se un nuk jam i informuar, jam i informuar, por është shkaktuar aq një tollovi e madhe që s’dihet se çka është tu ndodh dhe kjo flet për një mungesë të vullnetit politik, të forcave kryesore politike që përbëjnë qeverinë dhe të institucioneve të shtetit për ta pastruar si duhet listën. Vazhdoj ta përsëris se regjistrimi i plotë dhe i saktë i popullsisë do të mundësonte një listë zgjedhore të saktë dhe të plotë”.

Në pyetjen gazetareske për mundësin e shtyrjes së zgjedhjeve, Kryetari Thaçi u përgjigj:

“Nuk e di çështjet nuk lëvizin, ne fituam 5 javë me shtyrjen e zgjedhjeve kurse ka më duket 4 javë që grindemi, e kam fjalën për 4 forcat politike, që do të thotë që nuk kemi lëviz, kjo është një fakt”.

Në pyetjen gazetareske se a është KSHZ-ja organ legjitim dhe i besueshëm, Kryetari Thaçi u përgjigj:

“Do të shohim është herët për ta dhënë këtë vlerësim për shkak se ua presim këmbët para kohe, mirëpo ne kemi përfaqësuesit tonë aty, kemi edhe përfaqësues të ekspertëve, unë nuk mund të them as njërën, as tjetrën, është pak herët, atë që them se nuk e kam të qartë edhe unë se çka është tu ndodhë, domethënë nuk zhvillohet si duhet puna”.

Në pyetjen gazetareske lidhur me premtimet për amnisti fiskale dhe amnisti politike, Kryetari Thaçi u përgjigj:

Ne i kemi realizuar disa herë, amnistia e përgjithshme propozohet për shkak se tashmë është katërçipërisht e qartë se drejtësia në Maqedoni është e kapur, dhe këtu nuk ka kurrfarë diskutimi. Amnisti për vepra të rënda kriminale nuk do të ketë, por do të ketë kërkesë për rigjykim, ku bëjnë pjesë edhe “Mostra” edhe gjykime të ndryshme ku shqiptarët kanë përfunduar me dënime drakonike, me burg të përjetshëm. Ndërsa me amnistinë fiskale shumë shpejt do të thërrasim një konferencë për shtyp dhe me saktësi të plotë do t'ju informojmë cili është plani jonë dhe nuk është diçka e re, është bërë në shtete shumë të njohura.

Në pyetjen gazetareske se a nënkupton kjo edhe amnisti fiskale për qytetarët, Kryetari Thaçi u përgjigj:

Po-Po sigurisht, amnisti fiskale për qytetarët, borxhet që i kanë qytetarët ndaj shtetit dhe këtu duam të zbulojmë paradoksin e mos përputhjes së ligjeve me realitetin. Kam përmendur disa herë nëse një bujk shkon në treg që të shet rimorkio me shalqi krejt ajo rimorkio kushton 50 euro, kurse dënimi i policisë mund të jetë 500 euro.

Në pyetjen gazetareske se kur do të bëhet amnistia, Kryetari Thaçi u përgjigj:

Sigurisht nëse vijmë në atë situatë që të jemi në qeverisje jam plotësisht i sigurt se këtë do ta arrijmë, për shkak se ne jemi të ekipuar shumë me argumente faktike dhe statistikore.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 22.03.2016

Kryetari i PDSH-së realizoi takim me Ministrin Britanik për Evropën, David Lidington‏

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi, sot në Rezidencën e Ambasadorit Britanik në Shkup zhvilloi takim me Ministrin Britanik të Shtetit për Evropën, David Lidington, të cilin e shoqëronte edhe Ambasadori Britanik në vend, Charles Garrett. Në takim është biseduar për situatën politike në vend, për marrëdhëniet ndëretnike, për integrimet Euro Atlantike, si dhe për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Pas takimit në prononcimin tij për media Kryetari Thaçi deklaroi:

Ishte një takim i nivelit shumë të lartë me Ministrin e Britanisë së Madhe për Evropë, u bisedua aktualiteti politik, u fokusuam te ajo që e kemi shansin e madhe që ta shfrytëzojmë këtë moment, të gjithë të punojmë që me 5 qershor të kemi zgjedhje korrekte dhe demokratike. Vazhdova të jem skeptik që do të arrihet që ne ti përmbushim kushtet që me 5 qershor të kemi zgjedhje, megjithatë të gjithë janë të interesuar të na ndihmojnë, por mendoj se qeveritarët apo grupimet politike që e bëjnë qeverinë nuk i marrin mesazhet drejt dhe si lexojnë drejt.

Në pyetjen gazetareske lidhur me vendimin e autoriteteve për arrestimin e Gafur Dugollit dhe vendimin për vazhdimin e masës së paraburgimit, Kryetari Thaçi deklaroi:

Është skandaloze, Maqedonia qenë njëfarë forme dhe mënyre që të tregojë aleancë me Serbinë, kjo është e palejueshme, unë mendoj se kjo procedurë urgjentisht duhet të ndërpritet dhe mos pranohen flet arrestet të cilat i ka lëshuar Serbia, përndryshe nuk ka kuptim kurrfarë marrëveshje që nënshkruhet mes Serbisë dhe Kosovës.

Në pyetjen gazetareske lidhur me vendimin e Gjykatës kushtetuese që presidentit të shtetit ti jep të drejtën që të falë personat e dyshuar dhe të dënuar për krim zgjedhor, Kryetari Thaçi deklaroi:

“Mendoj se jepet një sinjal që këtu institucionet nuk funksionojnë në mënyrë të pavarur, një herë politika jep ingerenca, e më pastaj politika i merr ingerencat dhe duke vepruar kështu kemi arritur në këtë situatë”.

Në pyetjen gazetareske se si e komentoni njoftimin e Prokurorisë Speciale që ka hapur procedurë për 80 politikanë, Kryetari Thaçi deklaroi:

“Prapë them se këtu vazhdon që të ndikon politika herë jashtë e herë brenda, mendoj se pa arrdh që të stabilizohen institucionet do të ishte shumë qesharake të mendoj për paanësi dhe gjyqësi të vërtetë”.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 16.03.2016

Maqedoni, Thaçi, skeptik për zgjedhjet e 5 Qershorit

Kryetari i partisë opozitare PDSH, Menduh Thaçi, nuk beson se deri më 5 qershor qeveria teknike në Maqedoni mund t’i përmbushë kushtet për zgjedhje demokratike.

“U shpreha shumë skeptik se partitë politike që janë në qeveri të përmbushin kushtet që më datën 5 qershor të kemi zgjedhje. Fatkeqësisht, kolegët e mi që janë në qeverisje si duket nuk i marrin mesazhet drejtë. Një pjesë e tyre janë të lumtur që dëgjojnë diplomatët perëndimorë të thonë se nuk do të ketë vlerësim para zgjedhjeve, por do të ketë pas zgjedhjeve dhe kjo është më e rëndë dhe nuk ka mundësi për provim pranues”, u shpreh Thaçi.

Kreu i PDSH-së opozitare tha se në kuadër të bisedimeve për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni nuk po diskutohen çështjet e pazgjidhura të shqiptarëve dhe avancimi i të drejtave të tyre.

“Shqiptarët dhe maqedonasit duhet të kenë një marrëveshje të fuqishme politike. Nuk do të zgjidhen këto mosmarrëveshje me truqe romantike dhe folklorike. Shqiptarët kanë filluar të shqetësohen që në kuadër të këtij dialogu dhe negociata, mungon përmendja e të drejtave të tyre, mungon përmendja e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit”, shtoi Thaçi.

Këto shqetësime të tij, Thaçi ia ka shpalosur gjatë një takimi drejtoreshës për Evropën Perëndimore, Ballkanin dhe Turqinë pranë Shërbimit Evropian për Politikë të Jashtme, Angelina Erchhorst.

TELEGRAM URIMI‏

Në këtë ditë me respekt të veçantë e kujtojmë kontributin e jashtëzakonshëm të të gjithë mësimdhënësve tanë, vepra e të cilëve ka sjellë dritën e arsimit dhe edukimit në shtëpitë tona.

Shtylla kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm të një shoqërie është fuqizimi i dijes. Është e pakontestueshme se arsimi, kultura dhe gjuha janë shpirti dhe mburoja e një kombi.

Më lejoni që për nderë të 7 Marsit – ditës së arsimit shqip, në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, t’ju shpreh urimet dhe përgëzimet më të sinqerta arsimtarëve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë.

 

 

Kryetari i PDSH-së Tetovë,                                                                                                  07.03.2016

                                                                                                           Menduh Thaçi

Menduh Thaçi në takim me Hojt Brajan Li‏

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi, sot në Ambasadën e SHBA në Shkup zhvilloi takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Shtetëror në Departamentin amerikan të Shtetit për Evropë dhe Azi, Hojt Brajan Ji.

Në takim është biseduar për situatën politike në vend, për rrjedhën e zbatimit të Marrëveshjes së qershorit/korrikut, për prokurorinë speciale, si dhe për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Pas takimit në prononcimin tij për media Kryetari Thaçi deklaroi:

“U dakorduam bashke se argumenti kryesore qe ne japim ne dore aleatëve tonë të vërtetë SHBA që ata të lobojnë për Maqedoninë që ne të jemi pjesë e NATO-s janë zgjedhjet korrekte dhe demokratike që tash më duket se do të mbahen me 5 Qershor. Nga ana ime u shpreh skepticizmi se ne nuk kemi lëviz fatkeqësisht në çështjen e kushteve që kanë të bëjnë për zgjedhjet fer, korrekte dhe demokratike, dhe poashtu e sigurova se ne do të vazhdojmë të japim kontributin tonë konstruktiv si Parti Demokratike Shqiptare drejt këtij procesi edhe pse shumë gjëra nuk na pëlqejnë dhe i gëlltisim, por ajo kryesorja pse ne i bëjmë këto kompromise është se ne jemi skajshmërisht të përcaktuar që Maqedonia nuk ka rrugë tjetër dhe alternativë tjetër përveç NATO-s dhe Unionit Evropian”.

Në pyetjen gazetareske lidhur me vendosjen e kryqit dhe përmendores së shqipes dykrenare, Kryetari Thaçi deklaroi:

"Mendojë se kjo është veç një lojë e parë e dy partnerëve çdo herë para zgjedhjeve të fitojnë ndonjë pikë politike, dhe kjo nuk është mirë. Porosia për BDI-në është se të gjitha këto probleme duhet të zgjidhen në institucione të sistemit dhe aty për shembull të marrin vendimin që flamuri shqiptar të përdoret në Parlament, dhe jo në rrugë".

Në pyetjen nëse aktivitetet e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së mund të shkaktojnë një krizë më të thellë të sigurisë në vend, Kryetari Thaçi deklaroi:

“Nuk beson në atë, pasi jemi nën monitorim të fuqishëm dhe çdonjëri do të marrë pikë qofshin negative, apo pozitive dhe këtë duhet ta kuptojnë të gjithë”

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 03.03.2016

Menduh Thaçi në takim me Ambasadorin amerikan Bejli‏

Sot në Ambasadën amerikane në Shkup, ambasadori i SHBA-së në Maqedoni Xhes Bejli, priti Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçin.

Në këtë takim bashkëbiseduesit kanë diskutuar për situatën aktuale politike në vend, për Marrëveshjen e qershorit/korrikut, për sfidat e organizimit të zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si dhe për reformat që Maqedonia duhet ti përmbush si parakusht për anëtarësim në strukturat euro-atlantike.

Gjithashtu në takim Kryetari Thaçi ka shprehur besimin e tij në vlershmin që pritet ta jep faktori ndërkombëtar lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve në vend.

Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi me premtim se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

 

Me respekt,

Shërbimi për Informim – PDSH

12.02.2016

Menduh Thaçi në drekë pune me Ambasadorin Orav!‏

Sot në rezidencën e tij, ambasadori i BE-së në Maqedoni Aivo Orav, priti Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçin.

Bashkëbiseduesit kanë pasur një drekë pune gjatë së cilës kanë biseduar për situatën aktuale politike në vend dhe rajon.

 

Me respekt,

Shërbimi për Informim – PDSH

04.02.2016

Kryetari i PDSH-së realizoi takim me delegacionin e Institutit Ndërkombëtar Republikan - IRI‏

Kryetari i PDSH-së realizoi takim me delegacionin e IRI

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi, sot në Shkup, realizoi takim me zv.Presidentin e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) në Uashington, z.Thomas E. Garrett dhe me Drejtorin e IRI për Evropë, z.Jan Erik Surotchak.

Pas takimit në prononcim për mediat Kryetari Thaçi mes tjerash deklaroi:

“Ishte një takim jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe i nivelit shumë të lartë ku bashkëbiseduesit shprehën një gatishmëri të jashtëzakonshme për ta ndihmuar partinë tonë në lidhje me resurset njerëzore, përgatitjen e njerëzve që do të marrin poste të larta drejtuese, qoftë në qeverisje apo në administratën ekzekutive. Në të njëjtën kohë do të na përfshinë në programe të ndryshme, seminare, ku do të flitet në tema të ndryshme të stabilitetit të rajonit, me ç’rast do të përfshihen funksionarë të lartë, sidomos edhe vet unë me analizat, diskutimet dhe propozimet e partisë tone”.

Në pyetjen gazetareske lidhur me marrëveshjen dhe realizimin e kërkesave të shqiptarëve, Kryetari u përgjigj:

“Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme, sidomos për shqiptarët, ju kujtohet me nënshkrimin që e dhashë unë për këtë marrëveshje dhe deklarata ime ishte se: nuk kamë kurrfarë shpresa se do të arrihet diçka në kuadër të kësaj marrëveshje dhe kjo nga një arsye shumë e thjeshtë, për shkak se partia e shqiptarëve që është në pushtët dhe që thirret në legjitimitet është tërësisht e dorëzuar. Këto argumente ndal-ngadalë po verifikohen, asgjë që ka të bëjë me shqiptarët, me marrëdhëniet ndëretnike, me keqpërdorimin e buxhetin, me implementimin e marrëveshjes së Ohrit, as një shkronjë nuk është përmendur në kuadër të dialogut dhe bisedimeve. Kjo është fakt i madh, i fuqishëm dhe jam shumë afër që këto bisedime dhe këtë dialog ta quaj manipulim të radhës. Ju mund të më pyesni se çka bëj unë aty në qoftë se shoh që asgjë nuk do të realizohet? Do të pres edhe shumë pak dhe jam shumë afër që të largohem nga kjo tavolinë, e cila nuk është e gatshme që asnjë problem të shqiptarëve ta trajtojë. Edhe çështja e listave zgjedhore ka një qasje manipulative. Çështja e listave zgjedhore në raport me zgjedhjet korrekte, apo parapërgatitjet për zgjedhje korrekte përbën vetëm 1% të problemit, PDSH që unë e drejtoj qysh në Korrik kemi kërkuar që të organizohet regjistrimi i ri i popullsisë, i cili do të ishte baza e vërtetë për krijimin e listave të vërteta zgjedhore, por kjo nuk u pranua. Më pastaj kemi kërkuar që të përpilohen lista të reja zgjedhore, që po ashtu nuk u pranua dhe sot i gjithë argument ngrihet mbi mundësinë e pasimit të listës zgjedhore. Të jemi korrektë dhe të sinqertë, nuk do të shohim as në ëndërr se do të kemi listë të re zgjedhore pa pasur regjistrim të drejtë të popullsisë dhe kjo gati se është e pamundur. Në qoftë se ne kemi humbur 6-7 muaj dhe kemi ardhur në muajin e fundit të përmendim çështjen e listës zgjedhore si të vetmin argument, atëherë nuk i kemi faktet dhe argumentet ashtu siç duhet. Padyshim se dëshira e madhe për të pasur zgjedhje korrekte dhe demokratike shpesh herë i keq rrotullon argumentet. Unë kam pasur dhe vazhdoj të kem një raport jashtëzakonisht korrekt me bashkësinë ndërkombëtare, sidomos me udhëheqësin e kësaj tavoline të bisedimeve, me Komisionarin Han. Normalisht që kam qenë shumë i kujdesshëm që mos ta dëmtoj këtë proces dhe fundi-fundit unë jam këtu për nga pozicioni opozitar, që mos ti dëmtoj shqiptarët. E them shumë hapur se kjo tavolinë është shumë afër dështimit total. Në qoftë se ne nuk arrimë që këto çështje tash ti vëmë në rend dite dhe ti bisedojmë, do të jetë shumë vështirë, gati e paimagjinueshme, se çështjet shqiptare do të mund të bisedohen pasi që Maqedonia ta kalojë krizën politike dhe pas zgjedhjeve të parakohshme. Dikush nga ju mund të pyet se pse ne thamë se jemi të gatshëm për zgjedhje? si mund të them ndryshe, do ti kemi interpretimet se ne frikohemi të dalim në zgjedhje dhe se ne nuk kemi shpresa që oponentin tonë politik BDI-në, që është tërësisht e dorëzuar, ta fitojmë në zgjedhje. Kjo është puna që duhet ta bëjë opozita, që kur jepet mundësia për matje të forcave në zgjedhje ta pranojë. Sqarimet e ndryshme se vjen Bajrami, apo ramazani vetëm flasin për pamundësinë e asaj të vërtete që duhet ta themi. Po e them përsëri edhe pse mund të ketë keqkuptime nga bashkësia ndërkombëtare, çka u bë me ata 150.000 mijë maqedonas, ka 15 vite që ne themi se në mënyrë fiktive votojnë dhe në mënyrë fiktive marrin pjesë nëpër listat zgjedhore. Çështja e listave zgjedhore nuk është çështje e problemit ndërpartiak, por kjo çështje në Maqedoni është problem ndëretnik dhe për këtë arsye kërkon një trajtesë shumë serioze. Megjithatë, përsëri do të varet nga bashkësia ndërkombëtare, BE dhe SHBA, komisionarit Han dhe organizatave ndërkombëtare, që të japin vlerësimin për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve korrekte dhe demokratike”.

Në pyetjen gazetareske se a duhet të mbahen zgjedhjet me 24 Prill, Kryetari u përgjigj:

“Unë nuk jam opozitë maqedonase, por opozitë shqiptare dhe si kështu po e përsëris edhe një herë duke filluar prej shifrave alarmante të 15.0000 mijë maqedonasve që ne dyshojmë se në mënyrë fiktive janë të futur nëpër lista, deri te mungesa e regjistrimit të popullsisë që ka kaluar afati tash më 5 vite, ne flasim për çështje rrënjësore që duhet të zhvillohen në tavolinën e dialogut. Çështja e listave zgjedhore është një zgjidhje e fundit e këtyre zgjidhjeve të mëdha, ndërsa në aspektin politik ju lus që të keni mirëkuptim kur them, po ne jemi gati që të dalim në zgjedhje. Unë mendoj se pozicioni më i drejtë i PDSH-së do të ishte ashtu siç kemi thanë në fillim para 6-7 muajve se nuk kemi shpresë që kjo tavolinë do ti zgjidh çështjet fondamentale të shqiptarëve. Akoma nuk e kemi thënë si vendim partiak, për shkak se kjo më pastaj len pasoja të vendimeve më të fuqishme, për një kontestim kombëtar që PDSH-ja bën krejt këtij projekti. Dhe për në fund, VMRO, BDI dhe LSDM janë pjesëtarë të ekzekutivit në bazë të marrëveshjes së kësaj tavoline dhe ne nuk duam që të bëhemi pjesëmarrës, apo të anojmë në kuadër të këtij projekti, që nënkupton se në qoftë se PDSH-ja tërhiqet nga tavolina e bisedimeve, PDSH-në më nuk e obligon asnjë vendim i asaj tavoline dhe PDSH-ja do ti merr vendimet e veta në mënyrë autonome. Kur u arrit Marrëveshja e qershorit/korrikut lidhur me formimin e qeverisë teknike, Ahmetit dhe BDI-së i vinte mirë që ne nuk u bëmë pjesë e qeverisë, kurse tani i vjen shumë hidhur, për shkak se krejt përgjegjësia tani bie mbi ta”.

Në pyetjen gazetareske lidhur me dështimin e votimit të rezolutës për Kosovën në asamblenë e BE-së, Kryetari u përgjigj:

“Nuk dua të bëj komente personale, nuk është çështja e një deputeti, është pak më e komplikuar, as nuk dua ta mbroj dike, e as që dua ta sulmoj. Fatkeqësisht deri sa ne shqiptarët bëjmë politikën tonë arenë gladiatorësh si pozitë-opozitë, atje ku merren vendimet për ne po harrohen disa gjëra. Koordinimi i politikës shqiptare, koordinimi folklorik dhe romantik, duhet të kalojë në një koordinim serioz politik dhe juridik, me struktura dhe institucione të cilat i njohin mënyrën se si funksionojnë organizatat ndërkombëtare në aspektin e akteve normative. Megjithatë ka një pozitivitet pasi që Serbia prej një terrorizmi luftarak kundër Kosovës dhe shqiptarëve, ka kaluar në terrorizëm politik. Kjo që bën Serbia nëpër institucionet ndërkombëtare pa dyshim është një terrorizëm politik, dhe kur jeni në bashkëbisedime nuk guxoni që të veproni me këtë ashpërsi”.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 01.02.2016

Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi përkujton ditëlindjen e Arbën Xhaferit‏

Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi sot para dite ka vendosur kurora lulesh pranë varrit të ish Kryetarit të ndjerë Arbën Xhaferi, me rastin e ditëlindjes së tij më 24 Janar 1948, duke përkujtuar kështu veprën e Arbën Xhaferi në 68 vjetorin e lindjes së tij. Pas homazhit Kryetari Thaçi për mediat deklaroi: ”Mendoj se shumë afër është koha që përmendorja kryesore, sheshet kryesore ku jetojnë shqiptarët ta mbajnë emrin e Arben Xhaferit, kjo është simbolika e rrugës së vetme drejt fitores përfundimtare të tyre”.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 24.01.2016

AZEM SADIKU ZGJIDHET KRYETAR I SHTABIT QENDROR ZGJEDHOR TË PDSH-SË‏

Kryesia Qendrore e Partisë Demokratike Shqiptare në mbledhjen e mbajtur më datë 23.01.2016 në përbërje të zgjeruar ku morën pjesë edhe kryetarët e degëve zgjodhi Kryetarin e shtabit qendror zgjedhor si dhe anëtarët e shtabit. Për kryetar të shtabit qendror zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2016, Kryesia Qendrore zgjodhi Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike Shqiptare, z.Azem Sadiku.

 Me këtë rast Kryetari i Shtabit Qendror Zgjedhor, z.Azem Sadiku për mediat deklaroi:

“Në mbledhjen e sotme Kryesia Qendrore e Partisë Demokratike Shqiptare zgjodhi Kryetarin e Shtabit Qendrorë Zgjedhor, unë jam i zgjedhur si Kryetar i Shtabit, Azem Sadiku – Sekretar i Përgjithshëm i partisë. Jemi të përgatitur tërësisht që të dalim në zgjedhje dhe ta mundim rivalin tonë Bashkimin Demokratik për Integrim pasi që gjatë bisedimeve kemi marrë garanca të forta nga ndërkombëtarët, sidomos nga komisionari për zgjerim z.Han se zgjedhjet do të jenë të pranueshme vetëm atëherë nëse ata do të jenë korrekte dhe demokratike. Dalim në këto zgjedhje për shkak se nuk duam të biem në kurthin e atyre që preferojnë bojkotimin e zgjedhjeve, sepse në të njëjtën kohë ata kanë krijuar me dhjetëra partia të vogla të ashtuquajtura shqiptare, që do të jenë të gatshme që ti zgjedhin në qoftë se ne do të shkonim në bojkotimin e zgjedhjeve”.

 

Shërbimi për informim - PDSH

23.01.2016, Tetovë

Kryetari i PDSH-së realizoi takim me Ambasadorët Petkov dhe Hysa‏

Kryetari i PDSH-së realizoi takim me Ambasadorin e Bullgarisë, z.Ivan Petkov dhe me Ambasadorin e Kosovës, z.Ylber Hysa

Në vazhdën e takimeve me diplomatë të huaj Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi sot në selinë e partisë realizoi takime të ndara me Ambasadorin e Republikës së Bullgarisë, z.Ivan Petkov dhe me Ambasadorin e Republikës së Kosovës, z.Ylber Hysa.

Në këto takime u diskutua për situatën aktuale politike në vend.

Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi në ditët në vijim do të vazhdojë takimet me përfaqësuesit diplomatik të akredituar në vend.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 18.01.2016

 

Kryetari i PDSH-së realizoi takim me eurodeputetët Vajgëll, Hovit dhe Kukan‏

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi sot në zyrat e BE-së në Shkup realizoi takim me Anëtarët e Parlamentit Evropian, Ivo Vajgëll, Riçard Hovit dhe Eduard Kukan.

Në takim është biseduar për situatën politike në vend, për rrjedhën e zbatimit të Marrëveshjes së 2 qershorit/15 korrikut, si dhe për zbatimin e prioriteteve urgjente reformuese të cilat i rekomandoi Komisioni Evropian.

Në takim duke folur për marrëveshjen e 2 qershorit/15 korrikut dhe zbatimin e saj, Kryetari Thaçi shprehu shqetësimet për moszbatimin e detyrimeve që burojnë nga Marrëveshja me ç’rast theksoi se prioriteti i PDSH-së në tërë këtë proces është organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, me të vetmin qëllim eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve, andaj në këtë drejtim kërkoi edhe përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë që të garantohen zgjedhje të lira dhe demokratike.

Pas takimit në prononcim për mediat Kryetari Thaçi mes tjerash deklaroi: “Koha për pastrimin e listave zgjedhore ndal-ngadalë po përfundon. Qëndrimi ynë është se nëse mbrenda kësaj jave komisioni shtetëror zgjedhor nuk fillojë të punojë me kapacitete të plota dhe nuk rikthehet situata e marrëveshjes së mëparëshme që sekretar gjeneral i KSHZ-së të jetë një kuadër shqiptar i propozuar nga Partia Demokratike Shqiptare, shpresat për zgjedhje të drejta, korrekte dhe demokratike ndal-ngadalë do të veniten”.

Eurodeputetët Vajgëll, Hovit dhe Kukan falënderuan Kryetarin Thaçi për rolin konstruktiv të PDSH-së dhe kontributin e saj në këtë proces, duke shpresuar në zbatimin e plotë të të gjitha pikave të Marrëveshjes.

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 11.01.2016

Reagim i PDSH-së lidhur me zgjedhjen e Sekretarit të Komisionit Shtetërorë Zgjedhorë‏

Me votën e anëtarëve të BDI-së, dje, Komisioni Shtetërorë Zgjedhorë për Sekretarë zgjodhi maqedonas edhe pse ekzistonte marrëveshje e cila parashihte që një kuadër shqiptarë të udhëheq më këtë pozicion shumë të rëndësishëm.

BDI herë për interes të LSDM-së e herë të VMRO-së, por gjithmonë në dëm të shqiptarëve, edhe këtë radhë, me votën për maqedonas në vend të shqiptarit, vërtetoi se nuk është i rastësishëm pozicioni diskriminues dhe nënçmues i shqiptarëve gjatë "qeverisjes" së tyre!

Ky vendim i BDI-së, që të votoj për maqedonas dhe jo shqiptarë, në masë të madhe ka dëmtuar interesin shqiptarë në përgjithësi, e veçanërisht në këtë institucion kur dihet se edhe Kryetari i KSHZ-së është me përkatësi etnike maqedonase.

KONFERENCA VJETORE E KRYETARIT TE PDSH-SË, Z.MENDUH THAÇI‏‏

Sot në Tetovë në takimin e fund-vitit me anëtarët e Kuvendit Qendror të partisë, Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi mbajti konferencë për shtyp me ç’rast deklaroi:

“Sot është konferenca vjetore që organizohet për rastin e festave të fundvitit, do të mundohem të mos flas shumë politikë, por megjithatë më lejoni që ti bëj disa analiza. Ju dëshiroj të gjithëve mirëseardhje, po ashtu edhe mediumeve.

Të nderuar anëtarë të kuvendit qendror të partisë, përshëndetje për të gjithë ata që na shikojnë. Ju kujtohet që në vitin 2015 në të njëjtën konferencë thash se viti që vjen do të jetë një vit shumë i rëndë për shqiptarët, ku ata do të vazhdojnë të dëmtohen në aspektin e realizimit të të drejtave të veta dhe në aspektin e ekonomive të tyre familjare dhe ekonomive të tyre të përgjithshme. Po ashtu ju kujtohet kur para disa viteve u thashë Tetovarëve se keni votuar shumë gabim dhe uji do tu bëhet pelin, ata ma përkthyen pastaj ma bënë helm, po tash u them se uji do tu bëhet pelin e ajri u bë helm dhe buka u bë shumë e hidhët. Nuk dua sot të them që unë jam një parashikues i mirë i situatave, por do të them se jam vetëm një vlerësues i saktë dhe i drejtë i këtyre situatave. Ju kujtohet para 6 muajve kur oponentët tanë politik në krye me z.Ahmeti, kur përfundoi marrëveshja e 2 qershorit dhe 14 korrikut tha në publik se të gjitha çështjet dhe kërkesat e shqiptarëve janë vendosur në rend dite në tavolinën e negociatave, unë ju thash atëherë mbajeni mend amanetin se asnjë prej këtyre kërkesave nuk do të realizohen. Sot kanë kaluar 6 muaj dhe asnjë prej këtyre kërkesave nuk kanë ardhur në rend dite dhe prapë ju them asnjë prej këtyre kërkesave nuk do të vijë në rend dite deri më 24 prill. Kjo është një situatë tepër e rëndë dhe tepër e vështirë. Ky vit për Maqedoninë u karakterizua edhe me skandalin e përgjimeve ku u vërtetua se Maqedonia nuk ka asgjë të përbashkët me shtetin ligjor, në respektimin e të drejtave të njeriut dhe me aspekte të drejtësisë. Normalisht ata të cilët me decenie Partisë Demokratike Shqiptare dhe mua më bënin survejime të njëjta, përgjime të njëjta, përdorim të dhunës ndaj opozitës, ne ju thamë - o sa mirë e keni tash dhe të gjithë duhet të kuptojmë se nëse kalkulojmë me mekanizma të dhunës, dhuna do tu rikthehet dhe do tu godet.

Para nesh megjithatë është një vit i shpresës së madhe, viti i shpresës së madhe besoj unë është viti i ardhshëm i 24 prillit ku përfundimisht ne shqiptarët nën udhëheqjen e Partisë Demokratike Shqiptare do të arrijmë që nëpërmjet votës së lirë, të garantuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Unionit Evropian ti themi mjaft kësaj situate, mjaft këtij trishtimi, këtij mjerimi dhe këtyre vuajtjeve. Dhe për fund edhe diçka krejtësisht personale, ka 22 vjet që jam në skenë, ky vit ka qenë viti i tërbimit kundër personalitetit tim dhe udhëheqësin e Partisë Demokratike Shqiptare. Janë përdorur aq goditje të ulëta, aq shpifje dhe tendenca e 99% të mediave kanë dashtë të më bëjnë sallat, apo copa e çikë, megjithatë unë ju them atyre se do të vazhdoj të jem i palëkundur, të eci drejt, të jem vertikal dhe stoik drejt rrugës së realizimit të lirisë së vërtet të shqiptarëve të Maqedonisë.

Besoni kam shumë dëshirë të madhe të jap ndonjë urim të drejtë dhe gjersa flas mu kujtua edhe një nënçmim i mendjes kolektive dhe logjikës kolektive të shqiptarëve që u bën oponenti jonë z.Ahmeti. E dëgjuat tha - ne nuk jemi bërë anëtarë të NATOs për shkak të problemit me Sirinë dhe pashë një djalë të ri që ishte përgjigjur - po pse Mali i zi e fitoj ftesën, a vetëm te ne problem paska qenë Siria.

Në fund kam dëshirë të gjithëve t’ju uroj diçka të saktë dhe të drejtë. Urimi më i mirë do të ishte të keni shëndet se të tjerat i keni, por kjo nuk është e saktë. Urimi tjetër po ashtu i mirë do të ishte të keni shëndet se të tjerat vijnë vet, por as kjo nuk është e saktë. Besoj gjithë shqiptarët e Maqedonisë bashkërisht t’ju urojmë të kenë shëndet, se të tjerat do ti bëjmë bashkë. Faleminderit”!

 

 

 

Thaçi në takim me Ivo Vajgl dhe Joseph Daul

Gjatë qëndrimit dyditor në Bruksel, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi takoi edhe Raportuesin për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, z.Ivo Vajgl si dhe Kryetarin e Partive Popullore Evropiane, z.Joseph Daul.

Në këto takime është biseduar për gjendjen aktuale në Maqedoni, për ngecjet në implementimin e marrëveshjes së 14 korrikut dhe për mungesën e hapjes së dialogut për çështjet e shqiptarëve në kuadër të këtyre bisedimeve.

Pas takimit ne prononcim për media Kryetari Thaçi deklaroi:

Në vazhdim të takimeve të organizuara me ftesë të shumë faktorëve në Bruksel, sot kisha takim me Kryetarin e Partive Popullore Evropiane, z.Joseph Daul. Unë shpreha dëshirën që ne të kandidojmë dhe të bëhemi pjesë e familjes së partive evropiane popullore që është edhe partia më e madhe në Evropë.  Mora përgjigje pozitive po gjithashtu biseduam edhe për shumë çështje politike aktuale në Maqedoni dhe për parashikimet e Partisë Demokratike Shqiptare.

Më pastaj, në parlamentin Evropian takova z.Ivo Vajgl, i cili është deputet i Parlamentit Evropian dhe Raportuesin për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, një njohës shumë i mirë i çështjeve në ish Jugosllavinë dhe në Maqedoni, konceptimit politik  dhe krizave ndëretnike të cilat paraqiten herë pas herë.

Mora konfirmimin se të tre deputetët të Parlamentit Evropian që janë edhe raportues për Maqedoninë do të vijnë pas vitit të ri në vizitë. Unë shpreha shqetësimin shumë të madh që kemi vonesa në implementimit të Marrëveshjes së 14 Korrikut, dhe të njëjtën kohë kemi mungesë të hapjes së dialogut për çështjet e shqiptarëve në kuadër të këtyre bisedimeve.

Vazhdojmë me këto takime dhe sigurisht se opinioni do të jetë i informuar në ditët e ardhshme për qëndrimet që i kemi marrë prej këtu dhe për porositë të cilat ne i kemi paraqitur para këtyre faktorëve.

  

 

 

 

Kryetari i PDSH-së realizoi takim me Komisionarin e BE-së, Johanes Han

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi, sot në Bruksel në zyrat e Bashkimit Evropian, realizoi takim me Komisionarin për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johanes Hahn. Në takim është biseduar për implementimin e marrëveshjes së qershorit/korrikut, për zgjedhjet e 24 Prill-it 2016, për proceset e integrimit në NATO dhe BE, si dhe për tema të tjera me interes.

Pas takimit ne prononcim për media Kryetari Thaçi deklaroi:

Kisha një takim domethënës, kuptimplotë dhe shumë të rëndësishëm me Komisionerin Han. U bisedua për çështjen e marrëveshjes mes katër forcave politike në Maqedoni. Unë shpreha interesim shumë të madh si edhe kërkesë që zgjedhjet të jenë korrekte, fer dhe demokratike, për shkak se tani vetëm partia jonë është parti opozitare, ndërsa të tjerët janë bashkë në qeveri.

Në anën tjetër, shpreha një shqetësim shumë të madh se tema e marrëdhënieve ndëretnike dhe çështja e implementimit të saktë të marrëveshjes së Ohrit, nuk vjen ende e sot e kësaj dite në tavolinën e bisedimeve dhe kjo jep një performancë shumë të keqe, negative, se e gjithë kjo tavolinë e rëndësishme e dialogut të rëndësishëm, po i përjashton shqiptarët.

Ne kemi vlerësuar se marrëveshja e Ohrit është shkatërruar, jo me dëshirën e shqiptarëve dhe kemi propozim që në frymën e marrëveshjes së Ohrit , t’i qasemi mundësisë për marrëveshje të re në mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

 

 

 

 

Kryetari i PDSH-së realizoi takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi sot në zyrat e OSBE-së në Shkup realizoi takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, z.Lamberto Zannier, i cili ishte i shoqëruar nga znj.Mary Albon, Këshilltare e lartë dhe znj.Christel Monodit, Zyrtare për mbështetjen e politikave. Në takim është biseduar për situatën politike në vend, për rrjedhën e zbatimit të Marrëveshjes së 2 qershoritk, për zgjedhjet e parakohshme të 24 Prillit dhe monitorimi i tyre, si dhe për cështjen e emrit të vendit.

Pas takimit Kryetari i PDSH-së në prononcimin e tij për mediat deklaroi:

“Kisha një takim të rëndësishëm me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, z.Zanier, biseduam për shumë çështje duke filluar prej Marrëveshjet së 14 korikut, zgjedhjeve që i kemi në Prill, monitorimin e këtyre zgjedhjeve, cështjet dhe aspektet e mos-implementimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe mundësia e ecjes përpara në lidhje me çështjen e emrit, apo mosmarrëveshjet që ka Maqedonia me Greqinë”.

Kryetari Thaçi në pyetjen gazetareske lidhur me zërat zërat për një koalicion me BDI-në për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, deklaroi:

“Jam keqinterpretuar dhe janë nxjerrë nga konteksti deklarimet e mia. Nuk ka koalicion me BDI, por propozimi im ka qenë që ne të mundohemi të arrijmë një marrëveshje për një platformë të përbashkët, pasi bashkërisht kemi konstatuar se gjendja e shqiptarëve është shumë e keqe dhe tendencat janë që të shkojë edhe më keq. Përgjigja jo formale e BDI-së ishte negative. Unë isha i vetëdijshëm për atë, prandaj thash që ata duhet të përgatiten që të humbin legjitimitetin prej nesh, ndërsha unë u bëj apel publik të gjithë shqiptarëve që ta mbështetin Partinë Demokratike Shqiptare, platformën e kësaj partie dhe ngadhnjimi mbi BDI-në mos të jetë një fitore e çallamit, por të jetë një dhënie e forcës dhe e legjitimitetit të platformës së Partisë Demokratike Shqiptare. Çështja e dytë që është formale, nuk do të mund çdo ditë dhe çdo orë të polemizoj me keqinterpretimet e veprimeve të mia politike”.

Kryetari Thaçi, sqaroi edhe pjesëmarrjen e tij në tubimin e organizuar me rastin e shpalosjes së përmendores së heroit Aqif Reçanit më 28 nëntor, ku ishte i pranishëm edhe nënkryetari i BDI-së:

“Më 28 nëntor kam pas ftesë prej Këshillit për organizimin e ngritjes së bustit të heroit Aqif Reçani nga ana e fshatit Reçan dhe unë asaj ftese i jam përgjigjur pozitivisht për shkak se Aqif Rexhani, Xhem Gostivari e të tjerët, bëjnë pjesë në të djathtën e sakatuar shqiptare gjatë kohës së “çlirimit” nga partizanët, ndërsa PDSH-ja është një parti e djathtë. Nëse dikush pret që unë të sillem me pa pjekuri politike, nëse aty është dikush tjetër i një partie tjetër, pa marë parasysh se kush është, unë e respektoj normën dhe rreëgullin e zotit të shtepisë të atyrë që na kanë thirur. Dhe e treta nuk ishte ai manifestimi i BDI-së, po të kisha përdorur unë të njëjtin fjalor do të thosha se ishte manifestimi i PDSH-së, për shkak se aty ishte Kryetari i PDSH-së dhe disa pushtetarë të BDI-së. E fundit që dua të them, maksimumin do ta bëj në strukturën që e drejtoj që mos të përsëriten incidente, pa qofshin ato ofendime të kohës së kaluar në raport me oponencën politike. Të njejtën do ta kërkoj edhe prej oponencës politike, për shkak se deshëm apo nuk deshëm unë u apeloj edhe atyre, edhe z.Ahmeti që të jep kontributin më maksimal që ne bashkërisht të kemi një betejë të fuqishme politike, por duke i përmbushur të gjitha premisat e një demokracie të vërtetë. Domethënë ky është sqarimi i ati kualicioni që nuk do të ndodhë”.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 30.11.2015

 

Telegram Urimi‏

28 Nëntori ka qenë dhe mbetet simbol i qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptar, por edhe një amanet për të vazhduar këtë rrugë të vështirë edhe të shenjtë. Duke shënuar këtë ditë historike asnjëherë nuk do të harrojmë gjurmët e së kaluarës sonë.

Uroj që të gjithë së bashku duke kultivuar vlerat e mirëfillta kombëtare dhe demokratike të vazhdojmë në këtë rrugëtim drejt realizimit të aspiratave tona të përbashkëta për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët. Ne si shqiptarë kemi fituar shumë beteja, andaj edhe këtë betejë do ta fitojmë.

Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare Ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë Ditën e Flamurit.

 

Tetovë, 28.11.2015                                                                                 Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare

                                                                                                                                   Menduh Thaçi

Telegram Urimi

Sot përkujtojmë 107 vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Manastirit ku u themelua Alfabeti i përbashkët shqip. Me angazhimin Partisë Demokratike Shqiptare prej vitit 2007, shqiptarët e Maqedonisë e festojnë këtë datë të rëndësishme si festë kombëtare.

Është obligimin i secilit prej nesh që të vazhdojmë misionin e rilindësve tanë duke kultivuar gjuhën, kulturën, si dhe vlera mbi të cilat është ndërtuar kombi ynë. Ai popull që kultivon gjuhën e vet, kultivon edhe vlerat e mirëfillta kombëtare.

Kam kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare t’iu uroj gjithë shqiptarëve Ditën e Alfabetit Shqip.

 

22.11.2015                                                                                                   Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare

                                                                                                                                           Menduh Thaçi

Rinia Demokratike Shqiptare mbajti konferencën vjetore‏

Rinia Demokratike Shqiptare mbajti konferencë vjetore të 12-të me radhë

Në një atmosferë impozante Rinia Demokratike Shqiptare dje në Pallatin e Kulturës në Tetovë mbajti konferencën e 12-të me radhë, ku pjesëmarrës ishin strukturat e larta të PDSH-së në krye me Kryetarin e partisë, z.Menduh Thaçi. Në sallën e stërmbushur, rinia i dha përkrahje të fuqishme PDSH-së dhe kërkesave të saja që synojnë avancimin e statusit të shqiptarëve në Maqedoni, me çka tregoi se është e gatshme të çojë përpara këto procese.

Organizimin e konferencës e paraprinë takime me gjitha degët dhe nëndegët e RDSH-së, ku me një angazhim të plotë dhe me një interesim të madh të të rinjve RDSH arriti një rritje të madhe të numrit të anëtarëve të rinj, gjë që e dëshmoi edhe atmosfera në këtë konferencë duke i tejkaluar kapacitetet e sallës në Tetovë. Krahas këtij organizimi dhe falë hapësirës që i jep rinisë Kryetari i Partisë, z.Menduh Thaçi, RDSH është e përfaqësuar nëpër gjitha strukturat e larta partiake, edhe atë me 11 anëtarë në Kuvend Qendror, me 2 anëtarë në Kryesi Qendrore dhe me 107 delegat kongresi. Gjithashtu në kuadër të RDSH-së funksionojnë 26 degë me gjithsej 312 nëndegë.

Rininë Demokratike Shqiptare e nderoi me prezencën e tij edhe Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi, i cili gjithmonë e ka vlerësuar forcën e rinisë për çuarjen përpara të proceseve demokratike. Në fjalimin e tij, Kryetari i PDSH-së të rinjve iu drejtua me mesazhe të fuqishme:

“Unë kam besim të plotë se të gjithë ata të cilët kanë menduar se lehtësisht mund ta shpartallojnë dhe asgjësojnë PDSH-në, sot do të tmerrohen nga kjo strukturë e disiplinuar, mos të them ushtarake të cilën e ka vetëm PDSH-ja, e vetmja parti e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni. Porosia thelbësore dhe esenciale të nderuar prezent, mysafir dhe të dashur të rinj është se PDSH-ja lufton gjithmonë për të vërtetën, e lufton mashtrimin, lufton për vete e për shqiptarët dhe nuk lufton kundër askujt, megjithatë në momente të rënda dhe të vështira kur hiena të ndryshme që gjithmonë kanë qenë historikisht kundër shqiptarëve dhe kundër të drejtave të tyre, kur marrin përgjigje të forta thuan se këto janë shumë të ashpër, por ne jemi të drejtë, nuk jemi të ashpër.

Të dashur të rinj unë do flas me një fjalor që jam plotësisht i bindur dhe i sigurt që ju e kuptoni, të gjitha sondazhet e organizatave ndërkombëtare tregojnë se PDSH-ja ka mbi 83% mbështetje të të rinjve shqiptarë. Megjithatë të gjithë së bashku duhet të punojmë që edhe gjeneratat e vjetra ti bindim në këtë rrugë të vërtetë, nga hallet dhe vështirësitë, nga mashtrimet kapitale-historike që u ndodhin, siç ishte ky mashtrimi i fundit 13 vite. Disa herë vijnë me lajthitje, më tha xhaxha i cili ishte mbi 70 vite në një takim: kryetar, maqedonasit janë duke na tregu rrugën e vërtetë, por ne nuk shkojmë andej. I thash gabim mixhë, maqedonasit na e kanë tregu rrugën edhe në 1945, edhe në 1968, edhe në 1981, por edhe në 2001, një plak tjetër që ishte aty tha edhe në 1999 kur Gligorovi na e tregoi rrugën me korridorin për kosovarët që ti hedhim në det. Rruga e vërtetë e shqiptarëve është rruga e Partisë Demokratike Shqiptare. Ne nuk kemi asgjë kundër, as personalisht kundër z. Ahmeti apo kundër BDI-së, megjithatë të vërtetat duhet ti themi hapur dhe drejtë. A ka më keq se të dalin para shqiptarëve prapë dhe të thonë ‘’fillojmë’’, 13 vite pushtet, 13 vjet dështime dhe prapë ‘’fillon’’. Jo, jo, “Beteja vazhdon”, beteja vazhdon nga ana e PDSH-së për ta kryer misionin historik që shqiptarët autokton duhet ti kenë të drejtat kolektive të njëjta siç i kanë të tjerët. Ne nuk mund të pranojmë që ata të cilët 13 vite patën vetëm dështime, mungesë totale të rezultateve ti lejojmë që prapë edhe një herë para shqiptarëve me mekanizma të mashtrimit, të klientelës, dhe të blerjes e të manipulimit të ri-legjitimojnë veten. Unë nuk mund ta toleroj të pa vërtetën që e thotë z.Ahmeti se Shkupi 2014 e kanë trashëguar nga PDSH-ja, është tërësisht e pavërtetë, në asnjë buxhet të vitit 2006 dhe 2007 nuk ka asnjë cent për Shkupin 2014, prej vitit 2006-2008 nuk ka asnjë gozhdë dhe asnjë tullë për Projektin Shkupi 2014. A thua vallë nuk do të ishte më korrekte nga z.Ahmeti që të pranojë se postin dhe shumë poste të krye-shefave të policisë, po e marr shembull Tetovën - shqiptari e ka trashëgim nga PDSH-ja, drejtorin e spitalit, shqiptari e ka trashëgim nga PDSH-ja drejtorin e Pallatit të Kulturës, shqiptari e ka trashëgim nga PDSH-ja, megjithatë e vërteta është kjo, e them hapur dhe publikisht, ne ndoshta njëri-tjetrin mundohemi ta gënjejmë, por nuk mund ta gënjejmë popullin. Sot Tetova ka më pak 4 vende drejtuesish shqiptar se sa në vitin 2000 dhe 2001. A mund ne të lejojmë që të mos polemizojmë me këtë mashtrim kapital të madh, a thanë ata në kuadër të kësaj marrëveshje që u bë mes 4 forcave politike se ata kanë arritur që të gjitha telashet dhe problemet dhe kërkesat për të drejtat e shqiptarëve ti vendosin në kuadër të marrëveshjes së re, kjo bën faktike atë që po them deri tash 13 vjet dështime, 13 vjet rezultati 0. Nëse Marrëveshja e Ohrit pas 13 viteve futet në kuadër të inspekcionit ndërkombëtar për mos implementim si mund atëherë ti karakterizojmë deklaratat e drejtuesit të oponencës tonë politike dhe funksionarëve tjerë se para shumë viteve Marrëveshja e Ohrit 95% është realizuar, vetëm politikë e pavërtetë. Si mund ne ti analizojmë gjërat të cilat flasin hapur se ka dështim në çdo segment të jetës, si është gjendja e shqiptarëve në infrastrukturë, kanalizime dhe ujësjellës, në ambiente publike, në çerdhe 0 dhe minus 0, si është gjendja e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe 0 dhe minus 0, si është gjendja e përdorimit të simbolit kombëtar të flamurit nacional të shqiptarëve e nënçmuar dhe e përçmuar, si është gjendja e pasurisë personale, aspekti ekonomik dhe social i shqiptarëve krahas me vitet e pushtetit të PDSH-së, në gjendje të mjerueshme. Kjo oponencë politike e cila ka 13 vite dështim të madh politik meriton një ndëshkim të fuqishëm të shqiptarëve të Maqedonisë në zgjedhjet e ardhshme, në zgjedhjet e prillit. Ne që jemi të bindur në këtë rrugë do tu bëjmë apel të gjithë të tjerëve se po artën ata që edhe një herë te legjitimohen fatkeqësia do të jetë e dyfishtë, fatkeqësia do të jetë e dyfishtë për shkak se huxhumi i maqedonasve do të jetë edhe më i madh dhe fjalori që do të përdoret nga ana e përfaqësive diplomatike dhe bashkësisë ndërkombëtare, aleatëve tonë të vërtetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Unionit Evropian do të jetë se ju vet po i legjitimoni këta struktura të cilat pajtohen me këtë gjendje në të cilën janë shqiptarët. Unë kam besim të plotë që me angazhimin tuaj, të një elitë strukturore e Partisë Demokratike Shqiptare ne do ja arrijmë që të dalim fitim plotë, për shkak se fitim plotë nënkupton se fitorja e PDSH-së është fitore për të gjithë shqiptarët që jetojnë këtu.

Pak të diskutojmë edhe në aspektin e politikës dhe rrugës drejtë të cilën duhet ta përdorin shqiptarët, po e përsëris edhe një herë që nuk vlen për ju të rinjtë, po për gjeneratat tjera. Nuk është fatale për shqiptarët pse BDI-ja qenka në pushtet, të gjithë e dimë dhe e vërtetojmë se është nën kontroll të plotë të partisë maqedonase VMRO-DPMN-së, ka interesa, ka ndarje të interesave të kuadrove, kanë interesa të biznesit, e kështu me radhë, por fatale do të jetë nëse opozita shqiptare hynë në kontrollin e plotë të opozitës maqedonase, këtë e dëshirojnë të gjithë maqedonasit, kjo nuk do të ndodhë asnjëherë. Ka shqiptarë edhe grupe të organizuara politike të cilët kanë pranuar që të futen nën kontrollin e opozitës maqedonase, neve nuk na pengon ajo, le të flasin për të drejtat qytetare të qytetarëve të Maqedonisë, për përcaktime programore të opozitës maqedonase. PDSH-ja si e vetmja opozitë etnike asnjëherë nuk do të hyjë nën çadrën dhe ombrellën e idesë së opozitës maqedonase. Të dashur të rinj kjo duket shumë e lehtë kur e themi tash, por historia ka treguar se kjo është shumë e rëndë dhe mund të jetë fatale për shkak se të gjithë ata gjyshër dhe stërgjyshër tonë të cilët kanë dhënë kontribut në luftën kundër fashizmit janë mashtruar pikërisht nga kjo ide, proletarë të gjithë vendeve të bashkoheni. Jo, fillimisht shqiptarët ti realizojnë të drejtat e tyre kolektive, e para-vendim marrja në institucione të shtetit të jetë me konsensus të plotë dhe e dyta diskriminimi ekonomik i shqiptarëve të ndalohet dhe të ndërpritet me ligj dhe kushtetutë, atëherë mund të flasim për të drejtat qytetare të barabarta. Jo vetëm unë, jo vetëm kryetari i ndjerë z.Arbër Xhaferi, por ka me qindra mijëra dhe me qindra mija djem e vajza që nuk do ta lejojnë këtë film që të luhet edhe një herë. Ishte filmi fatal i vitit 1945 ku mbi gjysma e kombit ngeli nën okupacionin e sllavëve dhe jugosllavëve, historia lëvizi pozitivisht dhe duke falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe Unionit Evropian, normalisht edhe rezistencës së armatosur dhe rezistencës aktive politike të kosovarëve, shqiptarëve të Kosovës, Kosova është një vend i lirë dhe Kosova është një shtet i fuqishëm. Ne shkojmë drejt asaj që shqiptarët e Maqedonisë të jenë tërësisht të barabartë dhe vendimmarrës në Maqedoni. Është e kotë investime të tepruara, miliona që harxhohen për ta thyer këtë ide se nuk duhet të kemi kërkesa etnike, kjo derisa është dhe gjithmonë do të jetë PDSH-ja faktori kryesor politik i shqiptarëve të Maqedonisë nuk do të ndodhë. Apeli im është që të vazhdojmë me këtë mënyrë të komunikimit publik sido që ta ketë emrin ai, mund të jetë z.Ali Ahmeti, mund të jenë njerëz të BDI-së dhe duhet tu themi hapur tashmë keni ngelur të "pa ngacmuar" nga ne në pushtet 13 vite, e thash të pa ngacmuar sepse duhet me i marr pushkët dhe ti rrëzojmë siç bënë ata, por ne nuk e bëjmë këtë, por tash duhet të uleni përballë nesh dhe të flitni se cilin rezultat mund ta numëroni para nesh. Keni një dështim total dhe një mungesë totale të rezultateve, zërave të brendshëm, por edhe të jashtëm të cilët flasin për mundësinë e reformimit të BDI-së dhe të z. Ahmeti duhet të përgjigjemi me logjikë të saktë politike, se reformimi i vërtetë ndodh atëherë kur ata të kalojnë në opozitë, pastaj do të kenë shumë kohë që të reformohen. Ka edhe shumë çështje të tjera që mund tu flas me bindje të plotë se ju i kuptoni të gjitha gjërat dhe unë ju jap vetëm një shtytje për këtë rrugë të drejtë që e kemi. U thërras dhe u apeloj të kemi një angazhim maksimal, kemi edhe 5 muaj para vetes dhe nga përvoja tashmë 23 vjeçare që kam u them mundohuni deri në fund, se fitorja është shumë afër. Suksese, faleminderit”!

 

 

Letër Ngushëllimi‏

Drejtuar:

Ambasadores së Francës në Shkup,

Laurence Auer

LETËR NGUSHËLLIMI

Me keqardhje të thellë pranuam lajmin për sulmet terroriste dhe viktimat që pësuan në Paris. Sulmi ndaj qytetarëve të pafajshëm dhe përdorimi i dhunës nga kushdo qoftë dhe për çfarëdo motive qofshin janë të papranueshme dhe të dënueshme.

Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në emrin tim personal, më lejoni të ju shpreh ngushëllime të sinqerta dhe të solidarizohemi me dhimbjen e Juaj, familjarëve të viktimave dhe të plagosurve të tjerë.

Në këto moment të vështira mendimet dhe lutjet tona janë me Ju dhe me popullin Francez.

 

Tetovë, 14 Nëntor 2015                                                                                    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare

                                                                                                                                           Menduh Thaçi

Konferencë për shtyp e deputetit të PDSH-së z.Bekim Fazliu‏

Sot në klubin e deputetëve mbahet tryeza e rrumbullakët në lidhje me analizën e MO, nën patronazhin e Sekretarijatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Duam ta njoftojmë opinionin e mrendshëm dhe të jashtëm se Partia Demokratike Shqiptare nuk do të merr pjesë në këtë tryezë, pasi që konsiderojmë se ky format i bisedimeve nuk është në përputhje me metodologjinë e punës për të cilën jemi dakorduar me nënshkrimin e marrëveshjes së 2 qershorit/15 korrikut.

Nuk duam të jemi pjesë e një tryeze ku ata të cilët janë përgjegjës kryesorë për mos implementimin e MO, akoma 15 vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes meren vetëm me analiza dhe konkluza. Ne nuk duam të merremi me konstatime, por duam të arimë zgjidhje cilësore për cështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve dhe mardhëniet ndëretnike, të cilat do të diskutohen në kuadër të grupit punues që drejtohet nga ndërmjetësuesi i Komisionit Evropian, z.Piter Van Hojt.

Gjatë bisedimeve për arritjen e marrëveshjes së 2 Qershorit në Bruksel me insistimin e PDSH-së, u ra dakord që në kuadër të negociatave në grupet e punës të lehtësuara nga SHBA dhe BE, të hapen dhe të dikutohen temat e marrdhënieve ndëretnike dhe qeverisjes ekonomike, që u bënë edhe pjesë e dokumentit “Prioritetet për reformat urgjente” të vendosura nga Komisioni Evropian që Maqedonia duhet përmbushur.

Edhe një herë përkujtojmë pikat të cilat PDSH i ka parashtruar në bisedimet gjatë arritjes së marrëveshjes së 2 Qershorit/15 korrikut, e që burojnë nga Platforma Politike e PDSH-së: Pozita juridiko-kushtetuese e shqiptareve në Maqedoni; vendimmarrja konsensuale; ndarja e drejte dhe proporcionale e buxhetit të shtetit; zyrtarizimi i gjuhës shqipe; ndarja e re territoriale; de-etnizimi i simboleve shtetërore (flamuri, himni, stema), si dhe njeri prej tre posteve kryesore në shtet (Kryeministri, Presidenti, Kryetari i Kuvendit) t’u takojë shqiptarëve.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 03.11.2015

Kryetari i PDSH-së pranoi raport progresin e KE nga Ambasadori Orav‏

Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi sot në zyrat e PDSH-së në Parlament priti në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian, z.Aivo Orav.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi sot realizoi takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, z. Aivo Orav i cili Kryetarit ia dorëzoi Raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2015.

Pas takimit Kryetarit i PDSH-së, në prononcim për mediat deklaroi:

“E pranova raport progresin e komisionit evropian, vlerësoj se është shumë objektiv, por realisht mendoj se Komisioni Evropian vazhdon të jetë më përkthesës ndaj Maqedonisë sesa ndaj shteteve tjera, kam prit që ky raport të jetë shumë më i ashpër. Fola me ambasadorin e Unionit Evropian dhe vazhdoj që të insistoj që tavolina e liderëve dhe grupet e punës të përdoren pozitivisht gjatë këtij dialogu dhe ti vendosim si tema kryesore prioritare çështjet e integrimeve, apo marrëveshja me Greqinë për çështjen e emrit dhe e dyta çështja e raporteve ndëretnike. Neve nuk na pengon aspak që të bëhet analiza e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, mund ti përshëndesim rezultatet që do të dalin nga kjo analizë, por vazhdojmë të jemi skeptik se do të ketë diçka prej kësaj analize dhe kjo është arsyeja kryesore që nuk marrim pjesë në takimet që i organizon zëvendës kryeministri, apo zyra e tij për analizën e implementimit të MO. Dikush që është përgjegjës për mos thanë fajtor për mos-implementimin e MO 13 vjet, nuk mund të na bindë sot se kjo mund të implementohet për 13 ditë. Ne i kemi propozimet tona për harmonizimin dhe qetësimin e raporteve ndëretnike, për dike ato propozime mund të duken të rënda, propozimet do ti nxjerrim në takimet e grupeve të punës, ato propozime janë në kuadër të platformës së PDSH-së”.

Në pyetjen gazetareske lidhur me raport progresin dhe pikat kryesore ku PDSH do të fokusohet, Kryetari u përgjigj:

“Mendoj se fokusimi kryesor duhet të jetë te shkelja e të drejtave politike të shqiptarëve dhe diskriminimi ekonomik i programuar që bëhet nga ana e qeverisë në raport me shqiptarët. Nuk i hedhim poshtë aspak kritikat tjera për mungesën e shtetit ligjor, kontrollin e mediave, ndikimin në gjyqësorin dhe kështu me radhë, mirëpo unë vazhdoj të konstatoj se temat kryesore të cilët do ti mundësojnë Maqedonisë që të ecë përpara janë: çështja e integrimit dhe marrëveshja me Greqinë për emrin, si dhe njëherë e përgjithmonë realizimi i të drejtave kolektive të shqiptarëve”.

Në pyetjen gazetareske se a mendoni se nuk do të humbet rekomandimi pasi që VMRO dhe LSDM janë tani në bashkëqeverisje, kurse ju si parti opozitare nuk mund të ndihmoni, Kryetari u përgjigj:

“Të jem i sinqertë, nuk besoj në këtë qeveri se do të bashkëpunojnë mirë, këtë e them nga përvoja e takimeve të liderëve, dyshoj në pjekurinë e liderëve që e përbëjnë këtë qeveri, por për qytetarët dhe për PDHS-në nuk paraqet problem që do të ketë reperkusione për partitë që janë në qeveri, problem është që do të kemi reperkusione për ardhmërinë e qytetarëve të Maqedonisë. Unë ju siguroj se ne do të vazhdojmë të jemi konstruktiv, do të jemi kundër kësaj qeverie, pasi që nuk jemi pjesë e saj, por në asnjë situatë nuk do të pengojmë që të implementohen parimet nga marrëveshja”.

Në pyetjen gazetareske lidhur me vlerësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe përmirësimin e tyre që ceken në progres raportin, Kryetari u përgjigj:

“Në qoftë se kthehemi disa muaj pas, kam fjalën për rastin e Kumanovës, ne si shtet ishim në një situatë, mos të them katastrofale, ku askush nuk dinte se çka do të ndodhë më 11 Maj. A kishte rasti i Kumanovës dimensione ndëretnike apo jo, sipas meje e paraqet problemin kryesor të Maqedonisë. Në qoftë se ne nuk i përmirësojmë marrëdhëniet ndëretnike, gjegjësisht shqiptarëve tu jepen të gjitha të drejtat që i kanë edhe maqedonasit, ne nuk e eliminojmë mundësinë që të kultivohet e keqja, fjalën e kamë që duhet vepruar para se të na ndodhin gjërat. Vazhdoj të vlerësoj se të dy prioritetet e Maqedonisë janë marrëveshja me Greqinë për çështjen e emrit, që nënkupton integrimin në NATO dhe marrjen e datës për hapjen e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE me një qasje shumë serioze ndaj marrëdhënieve ndëretnike. Vijmë në një situatë që të gjithë pranojnë publikisht se PDSH ishte faktor i rëndësishëm në këto moment të vështira për vendin dhe konstuktiviteti i PDSH-së ndikoi që të arrijmë këtu ku jemi dhe që këtë marrëveshje ta përmbushim. Mendoj se partia tjetër shqiptare BDI dhe z.Ahmeti nuk duhet të rinë prapa shpinës së shqiptarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare sikur s’kanë qenë këtu këta 13 vite dhe se nuk janë fajtorë për të gjitha gjërat që na ndodhin në aspektet ndëretnike. Gjithashtu mendoj se z.Gruevski, VMRO-ja dhe qeveria e VMRO-së më nuk mund të vazhdojnë me këtë politikë nacionaliste që u sjell pika politike, pasi që kjo politikë çdoherë ka fund të keq, jo vetëm për atë parti apo për kryetarin që e udhëheq, por edhe për shtetin”.

Në pyetjen gazetareske se a do të mund ta bashkoni me opozitën maqedonase për ti fituar ata që janë në qeveri, Kryetari u përgjigj:

“Nuk është ndonjë lajm i keq në qoftë se partia shqiptare e cila është në pushtet të mund të quhet si një parti e cila kontrollohet nga një parti maqedonase. Nuk jam subjektiv mendoj edhe për ne kur kemi qenë në qeveri edhe për BDI-në, për shkak se gjërat janë shumë të qarta, ata që janë bashkë në pushtet ndajnë interesa të përbashkëta, projekte të përbashkëta, biznese të përbashkëta, lajmi fatal dhe shumë i keq do të ishte për shqiptarët e Maqedonisë në qoftë se partia opozitare shqiptare do të futet nën kontrollin politik dhe ideor të partisë opozitare maqedonase. Kjo do të ishte një fatalitet etnik për shkak se do të binte poshtë komplet beteja dhe lufta e shqiptarëve të Maqedonisë për të dëshmuar se janë autokton, se kanë kërkesa dhe duan të drejta kolektive në Maqedoni, se nuk kanë kërkesa qytetare, por kanë kërkesa etnike. Kjo është beteja që me shumë sukses PDSH e zhvilloi vitin e fundit pa i hidh poshtë në asnjë moment të drejtat e opozitës maqedonase që të flet për pakënaqësitë e maqedonasve, pa i hidh poshtë të drejtat edhe të këtyre shqiptarëve dhe partive të vogla shqiptare që të jenë bashkë me opozitën maqedonase. Ata të cilët janë pjesë dhe pajtohen me politikën e opozitës maqedonase kanë të drejtën e plotë të flasin për programin e opozitës maqedonase, por nuk e kanë të drejtën që të flasin për kërkesat dhe të drejtat e shqiptarëve si kolektivitet. Vlerësoj se të gjithë ata që do të angazhohen pa marr parasysh a janë parti të vogla, apo të mëdha, shoqata joqeveritare apo individë, e që do të kontribuojnë në marrjen e legjitimitetit të z.Ahmeti dhe BDI më datën 24 Prill do të jenë pjesë e ekipit fitues, që jam i sigurt se do të jetë PDSH, dhe së bashku kërkesat e shqiptarëve të çohen përpara”.

Në pyetjen gazetareske se a do të vije kohe kurë në partitë shqiptare do të angazhohen edhe maqedonas, siç është rasti te partitë maqedonase, Kryetari u përgjigj:

Jo kjo kurrë nuk do të ndodh, dua të flas shumë hapur, lajmi se një shqiptarë është anëtarë i kryesisë së LSDM-së është aq qesharak në krahasim me lajmin se Sinan Hasani ishte kryetar i Republikës Socialiste Federative Jugosllave dhe pika ku dallojmë me ata që mendojnë se nëpërmjet opozitës maqedonase, apo LSDM-së do ti realizojnë kërkesat e tyre është kjo: shqiptarët në Maqedoni kanë problem me të drejtat kolektive kombëtare, nuk them se s’kanë probleme qytetare, probleme qytetare kanë edhe maqedonasit. Unë mendoj se kjo nuk do të ndodhë, do të ishte tërësisht e palejuar që çështja e madhe, koncepti i të drejtave kolektive të shqiptarëve të bartet në konceptin e të drejtave qytetare, edhe pse nuk kam asgjë kundër nga konceptit i të drejtave qytetare. Kjo do të ishte rruga më e rëndë më e vështirë, më e mundimshme, por do të ishte rruga e cila do të na jep një rezultat dhe një frymë të vërtetë. Pse ne refuzuam të bëhemi pjesë e analizës së implementimit të MO-së, për shkak se kemi vlerësuar se 13 vjet mos-implementimi i MO-së flet për mosgatishmërinë dhe kush janë përgjegjësit në kuadër të këtyre 13 viteve? Në vend të parë Ali Ahmeti, në të dytin Gruevski, në të tretin LSDM-ja dhe në të katërtin PDSH-ja. Edhe Ali Ahmeti edhe BDI 13 vite në pushte, Gruevski 10 vite, LSDM-ja 4 vite dhe PDSH-ja një vjet e gjysmë. Pyetja e drejtpërdrejtë që mund ti bëhet PDSH-së është po ju çka keni bërë për marrëveshjen e Ohrit? Dy çështje kapitale të MO-së janë implementuar në kohën e PDSH-së: Ndryshimi kushtetues dhe ligji për amnisti.

 

Shërbimi për Informim - PDSH

Tetovë, 11.11.2015

 

Zo2 Framework Settings

Select one of sample color schemes

Google Font

Menu Font
Body Font
Heading Font

Body

Background Color
Text Color
Link Color
Background Image

Top Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Header Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Mainmenu Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Slider Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Scroller Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Mainframe Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Scroller Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Scroller Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Menu Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image

Bottom Wrapper

Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image
Background Color
Modules Title
Text Color
Link Color
Background Image